Ndalohen 21 emigrantë klandestinë në kufirin greko-shqiptar

743

emigrante 55

Prej vitesh Greqia është kthyer një hambar grumbullimi të emigrantëve klandestinë, duke u mbajtur në ish garnizonet ushtarake, por të kthyer në kampe përqëndrimi. Nga muaji në muaji Greqia me gjithë krizën e rëndë ekonomike po ngreh kampe të tjera duke i grumbulluar emigrantët klandestinë në këto kampe të rrethuar me tela e gjëmba. Tashmë një pjesë tjetër e tyre duke parë se Greqia nuk është më udhë tranzicioni i kanë drejtuar sytë nga kufiri greko-shqiptar. Dje edhe një grup tjetër emigrantësh klandestinë janë arrestuar nga autoritetet shqiptare pranë kufirit Kakavia

Një zëdhënës i policisë shqiptare tha se kanë arrestuar 21 emigrantë të paligjshëm nga Maroku dhe Siria. Sipas asaj që raportohet nga emigrantë të paligjshëm gjatë marrjes në pyetje, ata do ta përdornin Shqipërinë si një vend duke lëvizur në vende të tjera të BE. Ndalime të tilla në kufi gjatë javës së fundit përbëjnë një shqetësim dhe një dhimbje koke për autoritetet shqiptare, të cilët nga ana e tyre po shikojnë se ka një rritje të këtyre flukseve ne drejtim të Shqipërisë. Një pyetje mbetet si ka mundësi që këta emigrantë të paligjshëm bën rreth 500 km pa rënë në syrin e autoriteteve te Greqisë?




Këtë e pëlqejnë %d blogues: