Ndjekje filmash në Itali, ja si e arrestoi policia shqiptarin me makinë të vjedhur

Aktualitet

Mbrëmë në zonën mes Arzignano dhe Montecchio Maggiores në Itali, ka ndodhur një ndjekje me makinë si ato që shohim në filmat aksion.

Mediat italiane shkruajnë se policia ka mundur të kapë dhe më pas të arrestojë shqiptarin Ergen Biba, 21 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Përmes programit “Targa Sistem”, policia zbuloi se një makinë tip ‘Volswagen Touran’ e cila rezultonte e vjedhur më 5 maj në Verona, ndërsa është lokalizuar me 3 persona në bord në zonën Arzignano. Menjëherë pas kësaj, karabinierët kanë ndërhyrë, por drejtuesi ka shtuar shpejtësinë duke u drejtuar drejt komunës Alte Ceccato, ndërsa policia e ka ndjekur.

Gjithashtu mediat vendase raportojnë se gjatë ndjekjes shqiptari së bashku me 2 persona të tjerë në bord ka tentuar të nxjerrë nga rruga makinën e policisë duke i shkaktuar dëmtime mjetit. Pasi kanë kuptuar se nuk kishin shpëtim, ata kanë ndalur me mjetin e grabitur në sheshin ‘Evropa’ dhe ja kanë mbathur me vrap.

Uniformat blu ia dolën në fund të vinin në pranga Ergen Bibën, ndërkohë që shpalli në kërkim dy shtetas të tjerë. Blutë sekuestruan mjetin e vjedhur si dhe 2 celularë brenda tij të cilët rezultonin gjithashtu të vjedhur. Tashmë tre shtetasit e arrestuar akuzohen për “vjedhje” dhe rezistencë ndaj policisë.