Ndryshojnë përsëri Pasaporta dhe Karta e Identitetit.

pasaporta

Në 2015 do të kushtojnë akoma më shtrenjtë popullit shqiptar për faje të dikujt. Duke nisur nga janari i 2015-s, kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike do të ndryshojnë dhe do të kushtojnë më shtrenjtë: Karta e Identitetit do jetë 1500 leke ndërsa Pasaporta në 7500 lekë. Sipas drejtoreshës për dokumentat e identitetit në Ministrinë e Brendshme, zonj. Miranda Harizaj, kosto rritet dhe për shkak të elementëve shtesë të sigurisë në to. Krahas shenjave të gishtrinjëve do të shtohet dhe njohja biometrike e fytyrës sa herë që karta çekohet.

“Futja e një elementi të dytë biometrik në fillim të vitit 2015 do të rriste sigurinë e sistemit të prodhimit dhe do të minimizonte në zero mundësinë e falsifikimit. Ky çmim është përshtatur duke pasur parasysh kushtet ekonomike”- tha Harizaj.

Kompanisë koncensionare SAZHEM e autorizuar për prodhimin e dokumenteve të identitetit në vend, iu shtua kontrata dhe me 5 vite të tjerë. Gjatë kësaj periudhe ajo është zotuar të kryejë rreth 25 milion euro investime në përmirësimin e cilësisë së këtyre dokumentave. Që prej 2008-s janë prodhuar rreth 3.2 milion karta identiteti dhe 2.5milion pasaporta biometrike.