Në kërkim të hajdutëve

1389

poci 2

Shpetim Zinxhiria /  Jo gjithë populli i varfër që nuk mund të paguajë energjinë është hajdutë, përballë rritjes së çmimit të energjisë dhe fryerjeve të faturave. Energjia elektrike është një produkt i pafajshëm ku me të nuk mund të luash në kurriz të popullit. Menaxhimi i tij më i mirë do të ishte që të mbetej në duart e shtetit dhe jo të kompanive shpërndarese private. Historia e përseritur ne vendet fqinjë na ka lënë mbresa nga më të këqijat. Por, po të kemi parasysh thënie dhe kërcënimet e kryeministrit, atëherë Shqipërisë i duhen që të ndërtojë me qindra burgje për “hajdutët e energjisë”, por problemi është se a është në gjëndje qeveria e sotme për një gjë të tillë…

Konstatimi dhe kërcënimi nuk zgjidh problemin, përkundrazi një zhgjidhje më e mirë do të ishte që shteti të punojë ku taksat e popullit të shkojnë atje ku duhet, të ngrejë një politikë të shtetit social, ku të mbrojë njerëzit më me nevojë dhe jo të tundë gishtin e kërcënimit. Pak kohë më parë ministri i aktual i energjetikes u shpreh se, sektori energjisë në Shqipëri është më problematiku për ekonominë shqiptare, ndërsa sot kryeministri shqiptar drejton gishtin se hajdutët do të përfundojnë në burg. Por simbas thënies së kryeministrit, vendit i duhen që të ndërtojë me dhjetra burgje në mbarë Shqipërinë, në një kohë që ky kërcënim nuk përbën një zgjidhje për popullin e tij të varfër.

Është e lehtë të vesh gishtin për të gjetur hajdutin, por e veshtirë për të ndergjegjësuar popullin me barkun bosh, i cili përpiqet për të jetuar. Kryeministri mbajti një krahë, duke lënë në haresë krahun tjetër, pra popullin të cilit i faturohen kilovatë më shumë se sa është në fakt. Kryeministri haron se masa më e madhe e shtresës së popullit jeton me të ardhurat që nuk mund të plotësojnë dot kushtet minimale të jetesës.

Pensioni i një të moshuari mjafton vetem për të paguar ujin apo energjinë elektrike të harxhuar, në një kohë qe shumë qytetarë e paguajnë atë aforfe për shkak të mungesave të matësit të energjisë.

 

Sigurimi i energjisë elektrike është kthyer në sfidë për shtetin tonë, por me një ndryshim se prodhimi i energjisë elektrike në vendin tonë është pasuri e popullit dhe i takon po këtij populli, pasi në ndërtimet e hidrocentraleve ishin bijtë e tij që dhanë jeten në themelet beton arme. Jemi një vend që e prodhojmë vetë me shpenzime minimale në krahasim me vendet e tjera të Evropës, por edhe një vend që ja shet popullit kilovatorin popullit të tij më shtrejntë ne krahasim me vendet e tjera.

Një vit më parë kryeministri bullgarë dha dorëheqjen si rezultat i protestave të popullit të tij i cili doli rrugëve si një kundërpërgjigje të rritjes se faturave të ÇEZ-it, duke deklaruar se nuk mund të vinte policinë përballë popullit.

Që nga 1986 nuk është ndërtuar asnjë hidrocentral

Mbas këtij  viti nuk është ndërtuar asnjë hidrocentral dhe as nuk është investuar në këtë drejtim, përjashto deri diku vitin 2008 ku u bë nje remont.  Përkundrazi jemi vetmi vend që e prodhojmë pa shpenzime duke patur parasysh vende të tjera të cilët djegin lëndë djegëse për të riprodhuar energjinë. Prodhimi i 97% të energjisë nga burimet hidrike, e bën Shqipërinë një vend shumë të varur nga rreshjet, në një kohë kur vendi fqinjë Greqia 70 për qind të prodhimit të energjisë elektrike e prodhon duke djegur lënde djegëse.  Lidhur me prodhimin e energjisë fakti është që prej vitit 2008, në Bilancin e Energjisë të publikuar nga INSTAT, prodhimi nga Termocentralet është zero, ndërkohë që në qershor të 2009-s filloi punën investimi prej 100 milionë eurosh në TEC-in e Vlorës.

Sipas INSTAT, humbjet totale përbëhen nga humbjet në sistemin e shpërndarjes, humbjet në sistemin e transmetimit dhe humbjet jo teknike, që i referohen energjisë elektrike të marrë nga rrjeti nëpërmjet lidhjeve ilegale. Nga viti në vit këto humbje janë në rënie, nga 41 përqind që ishte në 2002, ranë në 35 përqind për 2009 dhe 32 për qind për 2010. Viti 2004- 2006 humbjet zinin 40-41 përqind, ndersa më 2009 ranë në 32 përqind. Lidhur me TEC-et gjatë gjashtëmujorit të parë 2012 nuk kanë prodhuar energji elektrike.

Ndryshimi politik në Shqipëri e gjeti vendin tonë me tetë hidrocentrale dhe katër termocentrale si dhe me institucionin përkatës të studimit, Institutin e Projektimi të Hidroenergjetikës në Tiranë. Por demokracia shqiptare rafshoi gjithçka që kishte të bënte me studimin e ujrave të vendit tonë.

Asnjë investim në infrastrukuturë

Menaxhimi i energjisë nga kompanitë e ndryshme private tregon se deri më sot nuk është investuar për të devijuar humbjet apo marrjen e energjisë në rrugë të pa drejtë. Ende kabllot apo telat varen nëpër shtylla si më parë, duke mos patur një plan të afërt për t’i futur nën tokë, pasi kompanitë nuk realizojnë investimet e duhura. Sikur të mos mjaftojë kjo qeveria e sotme apo ato të shkuarat nuk muarren ndonjë masë ndaj kompanive që bëjnë shpërndarrjen për prerjet e njëpasnjëshme të energjisë, ku vendin kryesor vazhdojnë ta zënë humbjet në shpërndarje me 88.2%.

50 përqind e prodhimit humbet rrugës

Humbjet në rrjet janë rritur me 50.3 përqind gjatë gjashtëmujorit të parë 2012 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Humbjet gjithsej për gjashtëmujorin e parë 2012 janë 1,859 GWh. Ato përbëjnë 48.9 përqind të sasisë së energjisë për përdorim. Humbjet në shpërndarje zenë 95.5 përqind të sasisë së energjisë së humbur në rrjet. Po mbi të gjitha përdorimi nga konsumatorët është ulur me 26.9 përqind krahasuar me gjashtëmujorin e parë në vitin 2011. Me gjithë humbjet në rrjet, energjia e konsumuar nga sektori i familjes është ulur me 17.1 përqind ndaj sasisë së energjisë elektrike të konsumuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012. Ky sektor ka konsumuar 59.5 përqind të sasisë së përdorur nga konsumatorët gjithsej. Energjia elektrike e konsumuar nga përdoruesit e tjerë është ulur me 37.9 përqind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012 krahasuar me vitin 2011.

Shtrirja e kabllove nëntokësore një siguri e plotë ndaj humbjeve

Humbja vjen edhe si rezultat i shpërndarrjes së energjisë me metodat e vjetra, me anën e shtyllave të linjës ajrore, duke mos menduar për një shpërndarrje të kabllit nëntokësor, ku humbjet vjetore nuk do të na sillnin kosto me 150 milonë euro në vit. Nëse qeveria do të eliminojë humbjet në rrjetin e shpërndarrjes le të fillojë nga puna për shtrrjen e kabllove nëntokësore, ashtu siç veprohet në vendet e tjera të Evropës. Konstatimi dhe kërcënimi nga ana e qeverisë nuk zgjidhin problemin në këtë drejtim, përkundrazi…

hajduti ne focusNë krye të KESH-it emërojnë agronom

Në krye të KESH-it është emëruar agronomi Agron Hetoja, thua se u zhdukën nga vendi emrat e njohur dhe specialistët e kësaj fushe. Qëllimi i KESH sh.a  është shfrytëzimit optimal i të gjithë kapaciteteve gjeneruese duke garantuar harmonizimin e të gjitha aspekteve që lidhen me cilësinë e shërbimit të mallit energji elektrike si dhe koston e saj.  Gjithashtu roli i kësaj kompanie është sigurimi dhe garantimi energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët. Me reformat e fundit në këtë sektor në krye të saj është emëruar Agron Hetoja,  si administrator i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare me Vendim të Këshillit Mbikëqyrës të KESH sh.a.

Të flasësh për energjinë duhet në radhë të parë të kesh studiuar dhe punuar, duhet një përkushtim duke vënë në ballë të punës njerëz me vlera dhe jo emërime nepotike dhe politike. Koha ka treguar se qeveritë janë kalimtare dhe fatura i mbetet popullit popullit…

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: