Në prag të “Qeverisë së Besimit”, “përplasje” titanësh në TV mes Ramës, Metës dhe Bashës

Politika

Dita e enjte, nesër pra pritet të jetë një ndër ditët më të ngarkuara politikisht, së paku për audiencën shqiptare.

Kryeministri Rama, kryeparlamentari Meta dhe kryetari i opozitës Basha do të jenë live në tre televizione të ndryshme në të njëjtën orë, në një moment tepër kritik për politikën shqiptare. Kjo do të jetë edhe përplasja më e fortë për të thithur audiencën.

Rama do të jetë në një intervistë për gazetarin Ylli Rakipi në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24”. Ndërkaq, Basha do të jetë i ftuar në emisionin “Opinion”. Meta do të jetë i ftuar në emisionin “Arena” të Dritan Hilës. Dy aleatët në qeveri, Rama dhe Meta do të flasin në dy televizione të ndryshme në të njëjtën kohë dhe se çfarë do të deklarojnë ata për fatet e koalicionit, kjo pritet për t’u parë.