Fëmijët, forca më e paligjshme dhe më e lirë të punës në botë . Sipas OKB-së, 300 milion fëmijë nën moshën 15 vjeç, punojnë 15-16 orë në ditë, me një pagë urie për t’i mbajtur ata gjallë për veten dhe familjen e tyre.
Zyra Ndërkombëtare e Punës argumenton se në botë, një në gjashtë fëmijë në është duke punuar në një mjedis që dëmton shëndetin mendor dhe fizik. Puna e fëmijëve është më e lirë, si dhe është fuqia punëtore më e paligjshme në botë. Unicef për vite të tëra po kujdeset për eliminimin e punës së fëmijëve.
OKB-ja vazhdimisht ka ngritur zërin kundër shfrytëzimit të fëmijëve, si dhe organizatat ndërkombëtare si Zyra Ndërkombëtare e Punës (ILO) për qëllim për të luftuar punën e fëmijëve dhe në veçanti për të reduktuar trafikun e paligjshëm të fëmijëve.
Në Shqipëri, mbi 50 mijë fëmijë, të punësuar
Statistikat e pjesëshme tregojnë se mbi 50 mijë fëmijë janë të punësuar. Një pjesë e mirë e tyre që shesin në rrugë janë fëmijë, të cilët vijnë nga familje që kanë migruar nga zonat rurale në ato urbane. Sipas studimit të CRCA-as, përqindja e fëmijëve në Shqipëri është shumë herë më e lartë, sesa na servirin në shifra. Rreth17% e fëmijëve që ndjekin arsimin e detyrueshëm, punojnë për të siguruar mbijetesën e tyre. Ndërkohë, që më se 50 mijë fëmijë në gjithë vendin janë të përfshirë në proceset e punës për të siguruar të ardhura për veten dhe familjet.
Sipas të dhënave të detajuara në studimin e kryer prej Organizatës Ndërkombëtare e Punës në vendin tonë, rezulton se rreth 7.7 për qind e fëmijëve të moshës 5 deri ne 17 vjeç tashmë janë pjesë e forcave të punës, madje në sektorë të vështirë. Ndërkohë që për shumë familje ky fenomen është i pranueshëm, pasi punësimi i fëmijëve është një ndihmesë për t’u mbijetuar kushteve të vështira të jetesës.
” Rreth 56 për qind apo gjysma e fëmijëve, të cilët janë fëmijë punëtorë janë të përfshirë në punë të rrezikshme dhe kjo është një nga gjetjet më të rëndësishme të këtij studimi të kryer. Fëmijët që konsiderohen tepër të vegjël për të punuar, madje edhe për një orë në javë, përbëjnë rreth 28 për qind të gjithë punëtorëve fëmijë. Nga fëmijët e angazhuar në punë të rrezikshme, 92 për qind e tyre punojnë në kushte të rrezikshme. “Shumica e fëmijëve janë të punësuar në sektorin e bujqësisë, 6. 1 për qind në tregti, 4.4 për qind në hotele dhe restorante dhe 3.1 për qind në ndërtim. Rezulton se 5.1 për qind e të gjithë fëmijëve të moshës 5 deri në 17, vjeç janë punëtorë fëmijë