Në votime zvicerianët për emigrantët

961

zvicra fjala

Në votime sot vijnë zvicerane, për të deklaruar se janë pro apo kundër “emigracionit masiv”, kryesisht të personave të ardhur nga vendet e Bashkimit Evropian, në një referendum që mund të çojë vendin në konflikt të drejtpërdrejtë me Brukselin. Anketa e fundit tregon se si duhet të vihet një pengesë rrymës së emigracionit që sa vjen dhe po fiton terren në këtë vend.

Nëse sot në këto votime i thuhet po kufizimit të emigracionit të ardhur nga vendet e Bashkimit Europian, “do të mbizotërojë kaosi,” tha profesori i shkencave politike Pascal Skiarini nga Gjeneva, ndërsa marrëdhëniet e Zvicrës me BE do të duhet të fillojë përsëri nga e para. Zvicra, një vend me 8 milionë banorë, e rrethuar nga vendet e BE-së nuk i përket Bashkimit Europian. Por ajo ka nënshkruar një marrëveshje dypalëshe që gjatë 5 viteve të pranojë , të hapë tregun e saj të punës për 500 milionë banorë të BE-së

Kur hyri në fuqi kjo marrëveshje e lëvzjes së lirë, nga viti 2002  autoritetet zvicerane kanë njoftuar se numri i  emigrantëve të ardhur arriti në 8,000 njerëz në vit. Sot, megjithatë, Zvicra e mirëpret çdo vit 80.000 punëtorë të huaj, gjë që ka zemëruar populistët t krahut të djathtë të partisë SVP / UDC, më i madh në parlamentin zviceran.

Para marrëveshjeve për lëvizjen e lirë të njerëzve , rreth 20 % e banorëve të vendit ishin të huaj , ndërsa në vitin 2013 kjo shifër kishte arritur 23.5 %, ose me 1,88 milion të huaj. Nga këto , rreth 1,25 milion vijnë nga BE-ja. Grupi më i madh emigrantëve është ajo e italianëve ( 291,000 ), pasuar nga gjermanët ( 284.000 ) , Portugezët ( 237,000 ) dhe Franca ( 104,000 ) . Vetëm vitin e kaluar , popullsia e  Neuchâtel-it është rritur me 10% , kryesisht për shkak të fluksit masiv të emigrantëve portugeze në zonë .




Këtë e pëlqejnë %d blogues: