Negociatorët e krizës shqiptare

Kryesore Politika

Sot është ditë vendimtare për çadrën e opozitës dhe krizën politike krijuar në vend 67 ditë pas nisjes së së protestës. Negociatori McCallister takon Ramën, Metën dhe Bashën, por kreu i opozitës i qëndroi kërkesave kryesore në fjalimin e tij.

McCallister ka mbërritur në Tiranë së bashku me Knut Fleckenstein, por me Bashën do të takohet tek për tek.

Takimi do të nisë rreth orës 16:00 dhe Partia Demokratike ka preferuar që të mos e takojë Knut Fleckenstein, përderisa nuk e quan atë negociator, por edhe për deklaratat e tij të mëhershme që tha se “qeveria teknike është e nevojshme”.

Para se të takohen me Bashën, Fleckenstein dhe McCallister zhvilluan një takim të përbashkët me Metën dhe Ramën. Pritet që pakti që po negociojnë gjatë këtyre orëve, dy eurodeputetët, përfaqësues të lartë të dy grupimeve më të mëdha të Parlamentit Europian t’i japë zgjidhje krizës, e cila duket e pakalueshme për shkak të qëndrimeve të palëkundura të palëve. Në pritje të vizitës së eurodeputetëve, diplomatët në Tiranë zhvilluan takime me përfaqësues nga opozita dhe mazhoranca. Ambasadori Donald Lu bisedoi dje për disa orë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në zyrën e këtij të fundit, ndërsa sot ai është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.