Nga kush i pranoni sugjerimet, ju z. Edi Rama?!

1031

astriti 55

 

Nga kush i pranoni sugjerimet, ju z. Edi Rama?!… Shqiptarët po përjetojnë ditët më të vështira të ekzistencës së tyre! Që në krye të këtij shënimi po ua heq kureshtjen e titullit, duke u sjellë shkaqet më kryesore të gjendjes mëse dramatike që vazhdon të sundojë në Shqipëri:

1. Edi Rama këshillohet keq dhe shpesh herë udhëhiqet prej pasioneve delirante, duke u endur i paorientuar politikisht, tamam si një makinë e prishur që ecën natën pa drita.

2. Populli shqiptar me votën e 23 qershorit e ndëshkoi rëndë kupolën blu, dhe duket qartë verdikti i tij, që këta shkaktarë të shkatërrimit dhe grabitjes së jetes dhe pasurive tona, duhet të ishin ndaluar e ndëshkuar.

3. Kupola blu ideon dhe frymëzon terrorin e shkatërrimin, krimin dhe grabitjen e vendit dhe të shqiptarëve, ndërsa hajdutët e vegjël, tashmë të liruar nga detyrat shtetërore janë sejmenë dhe kamikazë të mbjelljes së destabilizimit.

Pra, nga njera anë krimi dhe kriminelët punojnë si legjitimë pa iu dridhur syri fare, ndërsa pushteti që populli delegoi më 23 qershor, akoma nuk e ka moralin të udhëheq shoqërinë shqiptare. Kjo ka argumentat e veta dhe kërkon diskutim, jo nga ata që shfaqen televizioneve për të marrë vende në parlament dhe copa pushteti (siç i kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin), por nga njerëzit në bazë.

Gjithkush ka vërejtje dhe gjithkush mundohet të japë obsionet e modelet që mendon, por siç eshte katandisur e astuquajtura qeverisje dhe pushteti i popullit në kete vend, gjithçka mbetet e vështirë dhe le vend për kritika e kundërshtime. Qytetarët janë në kufijt fundorë të durimit, socialistët dhe aleatët gjithashtu, por qëndrimet e kupolës blu dhe mbetjet e bandës Berisha janë të pajustifikueshme, janë qesharake, cinike e të dala boje, për shkak të bëmave dhe gjëmave të ndodhura në këtë vend për faj të tyre dhe kundër shqiptarëve.

Dhe, nuk do të ndryshojë asnjëherë kjo zhurmë shqetësuese e mullirit të tyre, që bluan prej 23 vjetësh vetëm erë shkatërrimesh e mashtrimesh, thashethemesh dhe premtimesh, përderisa nuk janë vënë akoma përballë përgjegjësive dhe ndëshkimit të merituar fajtorët realë.

Gjithashtu, kjo situatë e zymtë dhe tepër e vështirë, po tregon atë që grupi ynë i idealistëve që vepron prej afro katër vjetësh, i njohur nën siglën LDSH (levizja per Drejtesi e Shqiptareve), ka denoncuar në vijimësi: Tradhëtinë e interesave popullore prej klasës së vetshpallur politike mbas viteve ’90 dhe krijimin e një jete piramidale në të gjitha sferat e jetes shqiptare, me rreziqe potenciale për kriza të afërta sociale.

Situata e sotme më shumë se dramatike, tregon shterpësinë dhe fallsitetin e atyre dhjetra mijëra profesorëve, doktorëve, shkencëtarëve dhe dallavevexhinjëve të tjerë që rreken të na lumturojnë me fjalë e formula bajate.

Ështe koha e njerëzve të thjeshtë, e njerëzve të punës dhe e gjithë atyre që kanë punuar, jetuar dhe janë arsimuar me djersën e tyre! Është koha e mençurisë popullore dhe e reagimit të ndërgjegjes së shëndetshme shqiptare!

Shqipëria eshte përballë nevojës për Ndryshime Revolucionare, që duhet të prekin formën e regjimit politik, Kushtetutën e vendit dhe të korrigjojnë me shpejtësi, çeshtjen e Pushtetit të Popullit, Ndëshkimin e tradhëtarëve dhe politikanëve të inkriminuar, si dhe kthimin e pasurive të grabitura popullit shqiptar!

Koha therret popullin e organizuar politikisht, per Reagim e Protestë në sherbim të Misionit të vetë historik: Drejtesi e Barazi Shoqerore, Dinjitet Njerezor e Kombetar!

Astrit Kosturi ( TIRANE)

* Kryetar i “Levizja per Drejtesi e Shqiptareve”




Këtë e pëlqejnë %d blogues: