Nga Romani i ri “Dy Fytyra”

letersia ne porteret

Shpirti shpërtheu fuqishëm, duke mbajtur mbi supe dhimbjen e viteve. Me forcë ushqyse që grryente kockat në vete – vete. Po nuk u mbështet kurre tek intriga, as tek tradhëtia, të cilën e përjetonte dit për ditë në peshën e një fuqije të madhe, që priste ta mposhte pa ardhur koha me pseodonimin e dashamiresis. Të fuste këmbet e të ralizonte qëllimin me tronditje të thella, duke lënduar shpirtin tënd të brisht…

Bashkë me lëndimin shpërtheu zemërimi në betejen drejt fitores, në jetën e lidhur ngushtë mes dy ciklonesh, dashuris dhe tradhetis. Në themelet e shpirtit tënd nuk është bërë kurban gjaku i një shelegu, por gjaku i një nëne të përvuajtur, nga vet themelet e një shpirti , tëmirkuptimt për jetën…

E lidhur ngushtë me bindjet dhe parimet njerezore, kur vlerat e saj përcaktoheshin nga dëshirat e mirkuptimta, që mbarste shoqëria në momente të caktuara interesash që pëlqimi ishte i papëlqyer, mes egoizmit dhe intrigës, kundrejt luftës së ndershme për jetën…

Ato zbrisnin me mbetjet e plagëve të rënda që mbuloheshin nga një e qeshur gënjeshtare, ku ciklonet e tmerrshme sillnin furtuna të mëdha shpirtrore. Ai zhurmëror i buzeqeshjeve të hidhura si helmi i gjarpërit me nënqeshje të kota dhe përralla të bukura, të mbërthyera mir në mëndjen e trashë që kishte hyrë Demonesha e fanarëve me zëmren e zezë të mbërthyer mbas një grushti parash të pista si vet shpirti i sajë.

Përpjekjet e pafundta për të shpëtuar nga ky demon ishin të pa shpresa. Fuqija për të mbijetuar kishte dhënë sinjalin e kuq dhe nuk kishte rrugëzgjidhje. Dit për ditë reflektoheshin dhimbjet e shpirtit, mungesa e orëve të tua, ku kishte dhënë kuptimin e një jete të çuditshme, mes justifikimeve të kota dhe të pakuptimta …..

I mbërthyer mes gënjeshtrës dhe së vërtetës, mes luftës së paqes dhe zilis, mes interesave grabiqare, që të bënin të mos merreshe me atë që ishte aq e nevojshme për ty. Ajzbergët shekullor kishin zën rrugën dhe ishte e vështirë t’i kapërcejë, njeri i akullt prej natyrës, me etje për të drejtuar e sunduar, guximtar e këmbëngulës që kerkon të ket rreth vetes njerëz praktik për intrigën. Pra i pëlqente ta çmojnë e ta dëgjojnë njerëz të tillë, të cilët i bashkonte ky ideal intrigë. Ishte gjetur hallka kyçe se si do kapërcehesh. Çështjet zgjidheshin shumë thjesht, mjaftonte të mos ishe kundra kësaj intrige, që vazhdonte të fuste në gjirin e saj qelbësor të ndryshëm, që jepte kuptimin e një shoqërie prositute, që për ta ishte vetëm kënaqesi.

Duheshin përpjekje të mëdha për të mposhtur intrigën e cila ishte bërë sëmundje, e që nuk mendonte asgje tjetër, por si do e mposhtë për të fituar. Përpjekjet për të shpëtuar edhe sa do pak një jetë , që po i vinte fundi bëheshin gjithmon më të lehta, Demonesha që kishte hyrë në këtë rrugë që unë mundohesha të mbyllja shtigjet, kishte bërë prit me ajzberg të fuqishëm, që i kishin dhënë jetës time të sëmur një urrejtje shuë të madhe, me të cilën unë jetova deri në fund…

Mirënjohja për njeriun që kisha jetuar e dashur aq shumë u bë akull që nuk shkrihej. Më frenonte për të mos humbur durimin, sëmundja dhe dy fëmijët e mi të dashur që kishin nevojë për një familje të bashkuar, i shikoja me dhimbje dhe në heshtje se, si vlerësonin njeri – tjetrin. Buzëqeshja për të mos u treguar se sa e mërzitur isha, dhe vazhdoja të jetoja në një jetë të gënjeshtër, me kuptime të pakuptimta, të mbaja mbi supe dhe t’u fshihja çdo gjë fëmijëve të mi, për të mos krijuar asnje kanal ndarje, midis fëmijëve ndaj babait të tyre…

Gjithçka e bukur dhe e mirë, e dashur rronte brenda meje me shpirt të lenduar, dhe me pasqyrim të vrejtur. Ditët dhe muajt kalonin pa pritur, pak rëndësi kishte për mua. Asgje tani nuk kishte ngelur e shenjtë si më parë, pafajsisë e ndergjegjes sime i kishte hyrë krrimbi, ku germonte çdo ditë për t’u ushqyer ku më pllakoste shpirtin me urrejtje, habitesha me veten time si kisha ndryshuar kaq shumë dhe bëja një durim të çuditshëm. Pershëndetjet e kota në ikje dhe ardhje të pakuptimta, shfaqeshin çdo ditë me arsyetime qesharake, që fshihnin mendime të tmershme, mbërthyer në “kasafortën” e një mendje të gënjeshtërt dhe qesharake, e që perballesha me mendime të çuditshme që më rëndonin çdo ditë e më tepër se fuqia e shpirtit tim të coptuar…

E rëndësishme për mua ishte t’i harroja të gjitha, por nuk mundesha, vazhdoja të jetoja me një urrejtje të madhe në shpirt që e mbulonte një e qeshur fallco, nuk mundesha të bëja kompromis me asgjë. E mbuloja zgjidhjen e problemeve shpesh herë në heshtje, duke u mbërthyer para televizorit për të mos kthyer pergjigje…

Aprovimin e fjalëve të gënjeshtërta e jepja me nje pergjigje po ose jo,pa i dhen te kuptonte qe i kisha mar vesh te gjitha..Një çështje që më gryente çdo ditë e më teper ishte se si u futë me dinakëri në jetën tonë, një prositutë rrugësh që interesoheshe gjoja për sëmundjen time, se çfarë rruge kishte marrë. Kisha kuptuar sesa e pacipë ishte ajo dhe vendosa ta largojë duke mos ju përgjigjur në telefon. Ndërkaq dihej fare mir se udhëtimet e gjata për punë nuk ishin të vërteta, por një justifikim për të mbuluar po të vërtetën…

Demonesha, kjo rrugaçe nuk linte radhë për të qeësuar sado pak shpirtin tim të sëmur, veprimet e shkujdesura që bënin rëndonin gjithmonë e më tepër gjëndjen time. Qëllimi final i kësaj Demoneshe ishte që unë të ikja sa më shpejt që të ishte rruga e hapur, duke u hedhur hi syve fëmijëve të mi të dashur. Mendohesha çdo ditë se si do të zbuloja të vërtetën tek femijët e mi, ishte e pamundur, sepse nuk doja të poshtëroja atë njeri që më kishte dashur aqë shumë ,dhe më kishte fyer dhe poshtëruar në atë mënyre jo njerëzore për një familje të ndershme…

Në shoqerinë time njoha edhe shoqe të mira dhe të sinqerta, pa qëllime të këqija, që gjatë mungesave  ishin pranë meje, diskutonim probleme të ndryshme me njera – tjetrën. Po asnjera nuk kishte kaq probleme sa unë, ndoshta nuk kisha probleme ekonomike, por kisha probleme shpirtërore të tmershme dhe nuk kisha forc t’i luftoja, sepse brenda vetes do të më vriste ndërgjegjia nëqoftëse do veproja si ty….

 

Nuk munda ta përmbysja këtë zakon të egër por me shumë fisnikëri, e vetmja mundësi ishte ta ruaja sa me pastër, dhe të vazhdoja të të doja akoma, po aq bukur në boten time me atë ëmbëlsin e dikurshme ku asgjë nuk na ndante…

letersia nr 2