Ngritja e Ministrise se Emigracionit, nje domosdoshmeri dhe vleresim qe u behet emigranteve

899

 

shqiptaret

Shpetim Zinxhiria   /   Ne momentet e sotme shteti shqiptar nuk di sa ka dhe ku i ka emigrantet e tij, nuk di saktesisht se a u mbrohen te drejtat me elementare te tyre, por eshte mjaftuar vetem me ndonje relacion te derguar nga ndonje ambasade e tij. Shumë emigrante, intelektuale, shkencetare ne emigrim u kanë rene kambanave per te dhene alarmin jo vetem per komunitetin, por edhe per vete shtetin shqiptar se dikush duhet të merret me problemet e tyre. Arsimi, kultura, sigurimet shoqerore dhe biznesi shqiptar jane lene ne meshiren e fatit…

Duhet te kalonin mbi dy dekada qe politika shqiptare te kuptonte se ne vendin tone duhej te kishte nje ministri per emigracionin, nje institucion i domosdoshem per menaxhimin dhe studimin e emigracionit shqiptar. Ngritja e kesaj ministrie ne Shqiperi e rendit vendin tone perkrah vendeve te tjera, te cilat nga ana e tyre edhe pse e kane zgjidhur prej dekadash kete fenomen disponojne ministri emigracioni. Ngritja e kesaj ministrie eshte nje vleresim i madh qe u behet emigranteve, nje vleresim per kontributin e tyre ne aspektin ekonomik social kulturor dhe ate politik. Nje premtim nga ana e qeverise se re qe i ben emigrantet qe t’i shikojne tashme gjerat pozitivisht, pasi nuk i tremben nje te ardhme te pasigurte, ndersa pjesa me e madhe e popullit shqiptar eshte me te gjithe ata emigrante te ndershem dhe punëtore pasi e dinë mire se çfare eshte emigracioni.

Mungesa e nje e serioziteti per vite te tera lidhur me politiken e emigracionit ne Shqiperi ka ndikuar qe ende akoma te flitet me “perafersisht”, “pjeserish” dhe “gjysma” kur duhej te flitej me “perqindje” per numrin e sakte te tyre. Deri më sot, shteti shqiptar ka treguar paaftesine apo indiferentizmin per te patur nje pasqyre sa me te plote ne kete drejtim dhe per kete mjafton vetem regjistrimi i perafërt i kryer nga INSTAT me 2001, si dhe studimi i Strategjise Kombetare te Imigracionit i vitit 2004-2006. Sot, ky problem shihet nga vendet e BE si një problem numër nje, ndersa ne vendin tonë i kujdesi i ishte lene vetem rastesise. Fatkeqesisht sic dihet Shqiperia ende nuk ka nje regjistrim te sakte te popullsise, ndersa Ministria e Jashtme kishte menduar dhe ngritjen e një harte te prezences se shqiptareve te kudondodhur, ne nje kohe kur infrastruktura per kete nuk ekzistonte.

emigranti 2

Prej shume vitesh emigrantet kishin shprehur kerkesat e tyre per ngritjen e kesaj ministrie, pasi do t’ju vinte ne ndihme te gjithe qytetareve shqiptare qe jetojne jashte vendit. Por fatmiresisht edhe pse me shume vonese, Ministria e Emigracionit ishte nje nder pikat e para programore te Partise Socialiste gjate fushates elektoriale, duke treguar se Shqipëria nuk mund të qendroje me indiferente ndaj ketij fenomeni social, per faktin se nga ana statistikore nje e treta e popullsise per arsye te njohura, eshte cvendosur ne pese kontinentet e Botes.

Mungesa e kesaj ministrie ka ndikuar negativisht per te njohur publikisht realitetin e emigracionit shqiptar. Pasi deri me sot askush me gojen plot nuk mund te thote se sa jane dhe ku jane? Pasi mungojne studimet konkrete per te pare: se ku jetojne? Cilat jane problemet e tyre? Si ruhet dhe kultivohet identiteti dhe kultura shqiptare jashte atdheut? Si dhe sa jane te integruar, kontributi i tyre ne ekonomine shqiptare? Si i shikojne vendasit dhe cilat jane paragjykimet ndaj tyre? Sa te mbrojtur jane nga ligjet vendase ku jetojne dhe sa jane te mbrojtur nga shteti i tyre etj. Deri me sot emigracioni shqiptar, i cili perben 30 per qind te popullit shqiptar, fatkeqesisht ishte lene ne duart dhe mendjen e dy punonjesve ten je drejtorie prane Ministrise se Punes, duke mos marre ne konsiderate nga shteti se, vendi yne renditet i treti ne bote pas Turqise dhe Pakistanit, ne krahasim me popullsine.

Ngritja e kesaj ministrie eshte nje hap shume pozitiv ku asnje nuk mund te pretendoje per ta hedhur poshte. Po nje rendesi te vecante ka se si do ngrihet dhe do funksionoje kjo ministri? Cilet do jene keta punonjes dhe me cfare kriteresh do te zgjidhen, do te jene perseri militante partie, apo punonjes shkencor dhe persona qe jane marre me problemet e emigracionit jashte atdheut?.

Gjithashtu ngritja e shumepërfolur e kesaj ministrie do të ndryshonte klimen ekzistuese te emigracionit shqiptar, pasi shumë studime, si dhe lidhja me Diasporën do të ishte një nevojshmeri per kushtet aktuale të vendit tone. Diaspora dhe emigracioni, në shumë raste ka zbuluar te metat qe ekzistojnë ne marredheniet shtet-emigracion. Si një vend i madh emigrimi dhe tashme si vend prites per emigrantet e ardhur, del si domosdoshmeri ngritja e kesaj ministrie me njerez specialiste te kesaj fushe. Mendoje se me mire se kushdo ne kete Ministri te Emigracionit pjesmarrja e vete emigranteve apo Diaspora duhet te jete ne vemendjen e qeverise se ardhshme.

Italia fqinje, edhe pse problemin e emigrimit e ka zgjedhur para 60-70 vjetesh, edhe pse ekonomia e vendit nuk bazohet nga kontrubuti emigranteve te saj, ka sot Ministri Emigracioni. Ka ardhur koha qe qeveria shqiptare duhet te shohe pak me larg, te marre eksperiencen me te mire te vendeve fqinje qe emigruan shume vite para nesh. Midis problemeve te tjerave, shteti shqiptar ka dhene deri me sot shembullin me te keq persa i perket emigracionit shqiptar kudo ndodhur, qe kohet e fundit eshte bere problemi kryesor në axhenden e BE. Edhe pse kanë kaluar kaq vite emigrimi, sic prezenca e shtetit shqiptar ka qene pothuajse zero. Kjo çeshtje kerkon mbi te gjitha nje unitet dhe solidaritet politik si dhe nje administrim mbare kombetar ne lidhje me vendet ku kane emigruar shqiptaret.

ministria 5




Këtë e pëlqejnë %d blogues: