Nishani nis sot vizitën zyrtare në Kosovë

Politika

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë dhe pritet të fillojë sot vizitën zyrtare në Kosovë.

Bëhet e ditur e kreu i shtetit shqiptar do të zhvillojë takimin e parë me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi, ku para takimit në sheshin “Ibrahim Rugova” do t’i bëhet pritje ceremoniale nga Grada e Nderit e FSK-së.

Gjatë ditës Nishani do të pritet edhe nga kryeministri në detyrë, Isa Mustafa. Ndërkaq, të premten do të mbahet në Asamblenë Komunale të Drenasit, ceremonia e seancës solemne, ku Nishani do të shpallet “Qytetar nderi i Komunës së Drenasit”.