Në kohën e kthesave të medha, forca popullore është e madhe,por ajo drejtohet në rrugëtimin e saj dhe atë drejtim ja jep gjithnjë faktori subjektiv që del nga gjiri i saj. Ky faktor subjektiv përbëhet nga ata personalitete publike, që e kuptojnë më shpejt dhe më drejt historineë , që nxitën ndonjëhere edhe nga një farë parapërgatitje nga faktorë të jashtëm, që synojnë arritjen e domosdoshmërisë historike. Rrugët që ndiqen në çdo rast përcaktohen pikërisht nga aftësitë ,nuhatja, imagjinata ,horizonti dhe largpamesia e personalitetit lider, që udhëheq faktorin subjektiv !
Eshtë fakt historik që k[ta lider apo personalitete historike kanë dalë në disa forma ,here si tragjedi, here si komedi ,here si nevoje dhe here si farse. Mjerë ai komb dhe ajo lëvizje që lideret udhëheqës janë Farsa e tyre, janë farsa e historise ,sepse janë ata që shtrembërojnë,deformojnë drejtimin historik !
Cilat jane disa nga sfidat e kësaj domosdoshmërie në vendin tone ?
Pse duhej të shkatërrohej gjithçka në procesin e transformimit politik, si shkollat e spitalet, vreshtat e ullishtet, kanalet kulluese dhe hidrovoret, ato pakëz fabrika (Disa prej të cilave ishin rentable) të industrisë së lehtë ,si fabrikat e përpunimit të produkteve bujqësore, fabrikat e tekstileve e ndonje tjeter,disa uzina pjesësh këmbimi ,apo paisjesh precizioni etj.
Pse duhej të zbatohej” terapia e Shokut ” me tezën e “çekut të bardhe ” duke manipuluar masat ! Tejzgjatja e procesit të quajtur tranzicion, maska mashtruese e firmave piramidale , dhurimi i trojeve kombëtare me tezen famëkeqe “Shqiperia një euro !”, zbatimi i deformuar në kurriz të popullit i teorive koncensionare për minierat dhe gjithë pasuritë e resurset natyrore ,vertetuan se tek në lidershipi po e çonte jo në drejtimin e duhur timonin ,se interesat makute të një grushti njerëzish dhe pajtimi me ta i lidershipit shqipëtar, binte ndesh me aspiratat kombëtare dhe popullore !
Përdorimi i termit komunist dhe Enverist si nje gogol, si një term prej të cilit duhet pasur frikë ,është pompuar aq shume ,sa edhe ata që vërtet me shpirt kanë elemente të komunizmit frigohen,tulaten dhe heshtin. Pse e harrojnë lirinë e ndërgjegjës këta apologjete, që tërbohen furishëm kur dëgjojnë fjalën komunist ?! Përse ata paskan të drejtën të shpalosin dhe të mbrojnë idetë dhe botkuptimin e tyre dhe të tjeret jo ?
Si mund të flasin në emër të demokracisë disa nga këta persona kur kufizojnë pikëpamjet e kundërta me të vetat, dhe kur kërkojnë nxjerrjen jashte ligjit të Partisë Komuniste ?! Në rast se demokracia që po ndërtojmë ka në themel lirinë e ndërgjegjes , athere askush s’ka të drejtë të kufizoje apo të ndalojë pikëpamjet që atij nuk i pëlqejnë! Ata që hiqen si antikomunistet më të tërbuar në fakt nuk e njohin fare komunizmin, as si teori dhe as si praktikë. Në fakt sistemi socialist sipas Marksit ka qene një fazë kalimtare për kalimin nga kapitalizmi në komunizëm ! Ne realitetet historike u bënë projekte sistemesh socialiste,u kalua edhe në faza ndërtimesh, por në realitetet historike socializmi u përpunua jo në kuptimin që i jepte atij Karl Marksi.
Diçka që është provuar në Shqipëri ka qenë një model i një sistemi socialist ,me deformimet e veta ,me atë luftë klasash që u bë edhe ligj objektiv, me atë rrethim imperialisto-revizionist ,që u shpall si realitet , me atë veçim nga gjithë bota, me atë mbyllje në guackën nacionale etj.
Sigurisht në ato projekte, që shumë njerez rendnin të merrnin flamurin e fitimtarit për t’i bërë qejfin udhëheqësit, pati një mori gabimesh, të metash, krimesh dhe përndjekjesh, të cilat mbase duhen analizuar me qetësi dhe duhen kritikuar teorikisht dhe historikisht ! Vrasjet, burgimet dhe internimet politike ishin njera nga plagët e mëdha sociale, të asaj periudhe !
Por në atë periudhë 45 vjeçare kanë jetuar,punuar,derdhur djersën dhe gjakun një plejade e madhe njerezish,komuniste dhe jokomuniste, të cilët kanë ndërtuar vepra të rëndësishme si hidrocentrale, vepra ujitese, shkolla e spitale, rrugë dhe ujesjellesa, fabrika dhe miniera etj. Disa analiste thonë se asgjë nuk është bërë, bile shkojnë deri atje sa pohojne që do kish qene më mirë që Shqipëria të ish lënë e pushtuar !
Mjerë ata për dashakeqësinë ndaj kombit, për mungesen e identitetit !
Klasa politike që ka dalë në këta 24 vjet të sistemit demokratik (në fakt më mirë do thosha pseudodemokratik) për mendimin tim nuk i ka justifikuar aspiratat popullore dhe nuk i ka dhënë drejtimin e duhur zhvillimeve historike! E them këtë për gjithë forcat ,sepse përgjegjësia është e përbashkët, të djathtë dhe të majtë !
Thonë disa analiste, politologe, gazetarë dhe interprete se tashme kjo klasë që sundon në skakierat politike duhet të vendos dhe vetëm kjo! Tashme thonë këta individe, që për mua janë të blerë dhe me një ndërgjegje të vrerosur, s’ka vend për të tjerë, dhe me një notë pesimizmi perçudnojne çdo forcë dhe lëvizje që u kundërvihet dy forcave të medha!
LDSH është vërtet një forcë relativisht e re në atmosferen politike shqipetare me një përvojë vetëm 4 vjeçare, por ajo e sheh veten tek rritet në sytë e popullit, e sheh veten në një rol e përgjegjësi morale ndaj fateve të masës dërmuse të popullit, fateve të emigranteve, të gjithë atyre që kërkojnë një Shqipëri më të mirë !
LDSH si forcë e së majtës tregohet e matur në analizën e dukurive historike mbi bazën e gjendjes reale dhe vlereson se ne gjirin e popullit tonë ka vlera dhe mundësi për përmirësime të thella në të gjitha fushat, si në ekonomi, politike, drejtësi ,kulturë ,shëndetësi e arsim etj.
Ka edhe idealiste që kanë humbur shpresën dhe kurajon dhe flasin vetëm me nota pesimizmi, se “E ka marrë ferra uratën” dhe tani është vonë e asgjë s’mund të bëhet !
Me këtë rast do t’ju kujtoja pesimisteve dhe atyre që me shpirt të vogel janë strukur, se një filozof gjerman, Hegel, ka pasë thënë, që asnjëherë s’është vonë që mendimi suprem të zbres në terrenin tokësor !
LDSH mbi këtë bazë ju bën thirrje që t’i bashkoheni kësaj alternative të majtë si një dritë e sigurtë shprese për të ardhmen dhe me besim të ecim përpara për të mirën e Shqipërisë !