OKB-ja: Emigrantët kanë të drejtë të gëzojnë respektin, mbrojtjen e të drejtave të tyre ekonomike, sociale dhe kulturore…

Emigracioni Foto e Ditës Kryesore

Në BE, integrimi kuptohet si “procesi dyanësh në të cilin si emigrantët ashtu dhe shoqëria pritëse kanë disa të drejta dhe detyrime.

Ky proces përfshin një barazim gradual të të drejtave dhe detyrimeve të emigrantëve, si dhe aksesin ndaj shërbimeve dhe mjeteve të pjesëmarrjes sociale me ato të pjesës tjetër të popullsisë, në kushtet e barazisë së mundësive dhe të trajtimit.

Siç është parë, popullata e BE-së do të vazhdojë të plaket, me përqindjen e popullsisë mbi 65 vjeç duke u rritur nga 17% në 2010 në 30% në vitin 2060, si dhe përqindja e atyre mbi 80 vjeç do të rritet nga 5% në 12% në të njëjtën periudhë.
Gjithashtu, ndërsa në vitin 2010 ka pasur 3,5 persona të moshës së punës (20-64 vjeç) për çdo person të moshës mbi 65 vjeç, në vitin 2060 ky raport pritet të përgjysmohet dhe bjerë në 1.7 për 1 të moshuar.
Së fundi, në vitin 2009, migrimi neto në BE ishin 857,000 njerëz, përkatësisht 63% e rritjes së përgjithshme të popullsisë, (Rrjeti Evropian i Migracionit, Përmbledhje e Statistikave Kryesore të Migracionit në BE)
Emigrantët kryesisht duke rritur popullsinë dhe punësimin në vendet e punës që nuk janë prioritet për popullatën lokale, pasi kryejnë ato punëra që i shmangeb vendasit.
Nga studimi për forcat e punës në BE, doli se emigrantët janë të nën-përfaqësuar në nivelin mesatar të arsimit dhe janë shumë më të mbipërfaqësuara në nivelin e arsimit të ulët. Në të njëjtën kohë, norma e mbivlerësimit të shtetasve të vendeve të treta ishte 45% në 2009, krahasuar me 29% për qytetarët nga vendet e BE,