Athinë / Injoranca kalon dhe kufirin shqiptar. Deputeti i PS z. Erion Braçe ka ngritur në këmbë klubin më me emër në Greqi, me thëniet e tij provokuese, duke i lënë shteg Portaleve-webiste të ndryshme të publikojnë thëniet e tij banale. Edhe pse kanë kaluar shumë ore z. Erion ende ka nguruar të kërkojë një falje publike klubit të Olimpiakosit, që nga ana e tij ka reaguar menjëherë.
Drejtori i komunikimit i FC Olimpiakos z. Costas Karapapas ka thënë: “Ky subjekt është qesharake dhe ka fyer olimpiakosin (dhe për fat të keq është deputet në vendin e tij). Ai do të shkojë në gjykatë nga FC Olympiakos. Nëse kjo është thjesht qesharake apo moçal, do ta paguajë. Të jeni të sigurt! “.
Ekipi më i pisët në Evropë, Olimpiakos, kështu ka shkruar një deputet i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në faqen social në facebook, pas përfundimit të ndeshjes Olimpiakos – Juventus.
“Juventus bëri punën e tij dhe fiton me një ekip më të ndyrë evropian! Në thelb ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes. Nga ana tjetër, përsëri mirë, shkruan, ndër të tjera, deputeti shqiptar dhe mik i ngushtë i Kryeministrit Edi Rama. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të ndryshme në Diasporës. Atribut është komenti i faqes «himara.gr»