OM dhe Gjermania ndihmojne në riintegrimin e irakenëve qe kthehen në shtëpi

Emigracioni Rajoni

IOM dhe qeveria gjermane kanë rënë dakord të rrisin bashkëpunimin për të mbështetur riintegrimin e qëndrueshëm të migrantëve irakianë nga Gjermania dhe vendet e tjera evropiane në komunitetet e tyre të origjinës në Irak.

Qëllimi ynë është të bashkëpunojmë me qeverinë e Irakut dhe me aktorë të tjerë, si IOM, për të ngritur kurse trajnimi dhe për të krijuar vende pune për qindra mijëra njerëz të rinj dhe të papunë në Irak“, tha Gerd Müller, Ministri Federal i Gjermanisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), në një ceremoni për të nënshkruar marrëveshjen në Bagdad sot të dielën.

Gjermania: destinacioni i lartë për irakianët

IOM raporton se në tremujorin e parë të vitit 2018, mbi 450 irakianë u kthyen vullnetarisht në vendin e tyre të origjinës nga Gjermania me mbështetjen e agjencisë së OKB-së në bashkëpunim me qeverinë gjermane. Për vite me rradhë Gjermania ka qenë një nga destinacionet kryesore për emigrantët irakianë, por gjatë tre viteve të fundit mbi 9,000 irakianë në vendin evropian kanë vendosur të kthehen në Irak nëpërmjet programit të riatdhesimit vullnetar të IOM-it, financuar nga qeveria gjermane.

Marrëveshja kërkon që IOM-i në Irak dhe qeveria gjermane të përqendrojnë burime dhe shërbime shtesë për ata të riatdhesuar nga jashtë, për kthimin e të zhvendosurve brenda vendit dhe komunitetet pritëse.

Kjo marrëveshje nënvizon angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm dhe rindërtimin e një Iraku të begatë dhe të qëndrueshëm,” tha Gerard Waite, Shefi i Misionit të IOM në Irak. “Ky kuadër pranon rëndësinë jetike të riintegrimit të suksesshëm të emigrantëve në rindërtimin e vendit të tyre, “shtoi Waite.