Pa ushqim dhe ilaçe refugjatët në Lavrio

960

proto thema 2

Gazeta javore vendase me tirazhin më të madh në Greqi, Proto Thema ka trajtuar kushtet aktuale që mbizotërojnë në kampin e përqëndrimit në Lavrio rreth 50 km larg Athinës.
Titulluar : Në kufijtë e krizës humanitare emigrantët në qendrat e refugjatëve në Lavrio, bën fjalë për 260 emigrantët, përfshirë 65 fëmijë dhe 15 foshnje, janë ushqyer ekskluzivisht vetëm me makarona, shpesh me afat të skaduar, nuk kanë ilaçe, lahen me ujë të ftohtë, ndërsa nuk ka banjë dhe pastrues. Kufijtë e krizës humanitare kanë kapur për herë të dytë në pak muaj kampin e refugjatëve në Lavrio. Refugjatët janë ushqyer ekskluzivisht me makarona, nuk ka ilaçe, furnizuesit e Qendrës nuk janë paguar për tërë vitin 2013, stafi ka mbetur papaguar për gati 10 muaj. Vihet në dukje se në mesin e refugjatëve ku jetojnë fëmijët gjënden dhe foshnjat, për të cilat nuk ka qumësht, ushqim baby, pelena dhe gjithçka tjetër që nevojitet, duke kërcënuar shëndetin e tyre dhe madje edhe vetë jetën. Nevojat e vazhdueshme të refugjatëve, duhet të mbulohen nga administrata Kryqi i Kuq dhe me financimin nga Ministria e Shëndetësisë.
Në qendrën e refugjatëve në Lavrio, e cila ka operuar për dekada të tëra, punon me fonde shtetërore, sipas Ministrisë së Punës Sigurisë Sociale dhe Mirëqenie dhe ka përgjegjësinë për funksionimin e Kryqit të Kuq grek . Kjo qendër funksion 15-20 vjet si qender refugjatësh në pritje për azil politik. Financimi bëhet nga kodi specifik dhe parashikimi ishte për 1milionë e € dhe 150 mijë euro, por sipas disa akuzave thuhet se shuma e ndarë vitin e kaluar është zhdukur dhe në këtë rast rëndon mbi Kryqin e Kuq grek…perfundon gazeta Proto Thema
proto thema 2




Këtë e pëlqejnë %d blogues: