Papa lan e puth këmbët e të burgosurve

706

Ashtu sic ishte paralajmëruar, Papa Françesku lau këmbët e të burgosurve dhe për këtë zgjodhi një institut riedukimi pranë Romës.

Larja e këmbëve është një traditë e krishterë që kujton “Darkën e Fundit” të Krishtit, ritual që sot zhvillohet cdo të enjte para Pashkëve, në kujtesë të përuljes së Jezusit, i cili lau këmbët e dishepujve të tij. Mijera besimtarë nga e gjithë bota mbërritën në Romë për të marrë pjesë në ceremoni. Gjatë predikimit të tij, Ati i Shenjtë, u kërkoi priftërinjve të merren më pak me kërkimin e shpirtit e më shumë me njerëzit.papa-2

“Nuk takojmë Zotin duke kërkuar shpirtin. Duhet të dalim, të takohemi me njerëzit nëpër rrethina, atje ku ka vuajtje, gjakderdhje, verbëri por edhe te burgosur, skllevër të ligësisë. Besimtarët duhet të largohen nga mesha me atë shprehje në fytyrë që të jep vetëm dëgjimi i një lajmi të mirë”, porositi Papa Françesku kardinalët e priftërinjtë e mbledhur në Bazilikën e Shën Pjetrit. 12 ishin të burgosurit që Papa u lau e u puthi këmbët, mes tyre dy ishin vajza. Në gjithë ceremoninë morën pjesë 50 të burgosur, 40 djem dhe 10 vajza të kombësive dhe besimeve të ndryshme.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: