Papa merr fanelën e skuadrës së zemrës

797

papa-fanela1Zgjedhja “surprizë” si Papë e Kardinalit argjentinas Jorge Bergoglio kapi disi pa përgatitur mediat botërore. Këto të fundit menjëherë nisën të hulumtojnë në të shkuarën e tij, që nga fëmijëria, vitet e rinisë, vitet në Argjentinë si klerik i lartë, e deri tek dashuritë tij.

U përfolën e u ngritën akuza për heshtjen e tij gjatë regjimit të juntës ushtarake, disa shkuan akoma më tej duke e akuzuar se kishte dijeni, por nuk reagoi. Por t’i lëmë menjanë të gjitha këto, të flasim për futbollin. Ç’lidhje ka futbolli me Papën? Mes dhjetra informacioneve të rrëmuara e publikuara, ku të vërteta e ku hamendësime, ishte edhe një lajm që tregonte pasionin e Atit të Shenjtë për sportin që thyen kufijtë e mposht urrejtjen, futbollin. Papa Françesku jo vetëm që e ka pasion futbollin, por është edhe “tifoz i zjarrtë” i skuadrës argjentinase San Lorenzo. Menjëherë pas zgjedhjes Papë, skuadra argjentinase nisi punën për përgatitjen e fanelës speciale për Atin e Shenjtë. Pak ditë nga inaugurimi, fanela është dorëzuar në duart e Papës, pa numër, thjesht me emrin “Francisco”.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: