Për papunësinë Greqia ende mban vendin e parë në BE, me një normë të përgjithshëm në 27.2% dhe për të rinjtë nën moshën 25 vjeç në 59.1%, kjo për muajin janar të vitit 2013, sipas Zyrës Statistikore Europiane (Eurostat) publikuar sot edhe në mediat greke.
Të dhënat në Eurostat për papunësinë në Evropë i përkasin muajit mars 2013, ndërkohë që papunësia për Greqinë janë për muajin janar 2013.
Rekord papunësia në Eurozonë
Sipas të dhënave të ofruara nga Eurostat, në marsin e 2013, papunësia në Eurozonë ka shënuar një rritje në 12.1% në krahasim me muajin shkurt që ishte nga 12%, ndërsa në BE papunësia ka mbetur e qëndrueshme në 10.9 % në muajin mars. Papunësia brenda një muaji u rrit nga 69.000 persona në BE ( 27 vende anëtare) si dhe në eurozonë me 62.000 të papunë . Në përgjithësi në BE, janë regjistruar 26.521.000 papunë, si dhe në eurozonë 19.211.000 të tjerë të papunë.
Nivelet më të larta të papunësisë në BE janë regjistruar në Greqi me 27.2% (janar 2012), Spanja 26.7% dhe Portugalia 17.5%. Normat më të ulta të papunësisë janë regjistruar në Austri me 4.7%, Gjermania 5.4%, Luksemburg 5.7%, si dhe Holanda me 6.4%.
Për më tepër, në Greqi rritja më e madhe e papunësisë brenda në një vit ishte afërsisht me 6 % ku për janarin e 2012 u regjistrua me 21.5%, dhe 27.2% në janar 2013. Pas Greqisë rritja më e madhe e papunësisë është regjistruar në Qipro nga 10,75% në 14,2%, Spanja nga 24.1% në 26.7% dhe Portugalia nga 15.1% në 17.5 %.
Në përgjithësi janë të regjistruar edhe 5.690 milionë njerëz të papunë të rinj në BE dhe 3.599 milionë në zonën e euros.
Nivelet më të larta të papunësisë për të rinjtë në BE janë regjistruar në Greqi për muajin janar të 2013 me 59.1%, Spanja 55.9%, Italia 38.4% dhe Portugalia 38.3% të papunë . Normat më të ulëta janë regjistruar në Gjermani dhe Austri përkatësisht në 7.6% dhe Holanda në 10.5%.
Së fundi, vlen të përmendet se shkalla e papunësisë në Greqi ka rritur nga 25.7% në dhjetor 2012 , dhe 27.2% në janar 2013. Shkalla e papunësisë për janarin e 2013 për burrat është në 23,9% dhe femrat në 31.4%.