Parlamenti i Republikës Autonome të Krimesë ka votuar njëzëri të martën në favor të shkëputjes nga Ukraina dhe u bashkua me Federatën Ruse, kështu ka transmentuar agjencia ruse RIA, duke publikuar njëkohësisht dhe tekstin e vendimit. Krimea ka kaluar de facto nën kontroll të Rusisë deri në javën e fundit, kur ushtarët rusë dhe të milicisë pro-ruse lokale ndërmorën aksione për ruajtjen e rendit, duke kufizuar e forcat e armatosura të Ukrainës në kazerma.
AFP transmeton se një vendim do të vihet në një referendum më 16 mars të 2014.