Parlamentin Evropian heq imunitetin Marine Le Pen për deklaratat kundër muslimanëve

 

marin le pen 5

Parlamentit Evropian ka vendosur, siç pritej, heqjen e imunitetit të kreut të Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë (FN) në Francë, Marine Le Pen. Kjo hap rrugën për ndjekje penale nga autoritetet franceze për deklaratat raciste kundër myslimanëve në 2010. Marin Lepen ishte kërkuar në nëntor të vitit 2012 nga Parlamenti Evropian, ku do të hetohet dhe ndoshta per gjykim për deklaratat e bëra në vitin 2010, kur ajo e krahasoi lutjet që e bëjnë muslimanët në rrugët e qyteteve franceze me pushtimin gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Marine Le Pen ishte akuzuar për nxitje të urrejtjes racore dhe diskriminimit. Komisioni për Çështjet Ligjore në Kuvend kishte miratuar një raport që sugjeroi heqjen e imunitetit të Lepen. Kujtojme që Marine Le Pen kishte fituar 17,9% në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë në vitin 2012.

Duke folur per rrjetin e LCI, Le Pen deklaroi komentet e saj, duke thënë se ajo do të humbasë imunitetin e saj parlamentare, sepse është “kundërshtar”. “Unë nuk jam e frikësuar per vendimin, propozimi për heqjen e imunitetit perben një lëvizjeje per te frikesuar. Kam guxuar të them të gjitha ato që mendojnë qytetarët francezë,” tha ajo.