Duhet që të ringjallen Profetët, duhet të ringjallen mirë poetët, duhet të ringjallen dhe të aktivizohen mirë shkrimtarët, artistët . Duhet të ringjallen akademikët, duhet të ringjallet mendimi i ri.Intervistë me shkrimtarin dhe poetin e njohur Kristaq F. Shabani, President i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” ALBANIA Ju sapo jeni kthyer nga Gjakova …?Është kënaqësi e veçantë që, pas kthimit nga veprimtaria e madhe ndërkombëtare, të cilën zhvilloi Lidhja Ndërkombëtare “Pegasi” Albania” në qytetin e Gjakovës, vimë këtu në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë, dhe takohemi me miqtë tanë të vjetër. Me miqtë tanë, të cilët jetojnë, punojnë dhe dinamizojnë në Greqi qysh në vitet e para, kur u bënë shpërthimet dhe nisjet të proceseve demokratike.
Ç‘përfaqëson Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania ?
Natyrisht, sipas kërkesës së tij dhe duke u rinjohur këtu në Tiranë, po jap një mundësi, për t’u shprehur në lidhje me “Lidhjen Ndërkombëtare “Pegasi” Albania”. Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania është një Lidhje Krijuesish dhe Artistësh, të cilët në mënyrë të vullnetshme, me një objeksion shumë të lartë për t’i shërbyer kombit shqiptar në fushën e letërsisë dhe artit, është grupuar dhe, tani pas 16 vjetësh, ajo është një lidhje shumë e fuqishme e ethshme , e cila zhvillon veprimtarinë me ide në fushën e letërsisë.
A mund të na bëni një ekspoze të veçantë për veprimtarinë e fundit të Pegasit në prezantimin e librit tuaj neoorman- dramë “ Lodrimi i madh i vdekjes” ?

Doja të ndalesha, sidomos në veprimtarinë e fundit, që ne zhvilluam në qytetin e Gjakovës të Kosovës. Ishte me të vërtetë një lëvizje madhore, sipas një programi të detajuar. Kjo bëhej mbi bazën e një romani të ri të shkruar nga ana ime “Lodrimi i madh i vdekjes”. Një roman i ri ky që përligj më së miri të gjithë veprimtarinë luftarake dhe përpjekjen titanike të popullit shqiptar të Kosovës, ku këtu ka shumë personazhe tipike dhe kryepersonazhe, me përfaqësi dinjitoze të politikave ndërkombëtare, duke fokusuar, në mënyrë të veçantë, ish Presidenti Klinton, ish studiuesim e madh, Aristidh Kolja e njëkohësisht dhe persona të njohur në politikë si Toni Bler e të tjerë nga Evropa. Njëkohësisht, në këtë neoroman shfaqet një figurë e jashtëzakonshme e një femre kosovare si Luljeta Sharani, e cila në masakrën e 10 Majit 1999 , ka përjetuar një tragjedi të jashtëzakonshme, për humbjen e pjesëtarëve të familjes së vet. Dua të theksoj, midis të tjerash, që ky roman është konceptuar nga ana ime me një formë, trajtë dhe në një mënyrë tjetër, jo ashtu sikundërse zhvillohen romanet, pra ndryshe nga të tjerët. Unë kështu jam ndërtuar, dua të sjell një mënyrë të re, dua ta “konstruktoj” një trajtë të re. Natyrisht them se u garantua një fazë suksesi i mirë në prezantimin e vlerave. Ne në Gjakovë edhe ju më pyetët në lidhje me këtë problem, zhvilluam një veprimtari të madhe me Komunën e Gjakovës me kryetaren Mimoza Kusari Lila dhe të gjithë faktorët e tjerë për të grupuar të gjithë krijuesit, jo vetëm nga Shqipëria, Maqedonia nga Kosova, në këtë tubim e manifestim të jashtëzakonshëm për të nderuar njerëzit e sakrificës.
Si u procedua për të përsjellë risinë e paraqitjes së këtij zhanri dhe pikat kulmore të tij si dhe prezencën e mendimit kritik analitik ?
Këtu u planizua gjithçka mjaft e bukur. Së pari u bë një hapje mjaft e bukur me një sipar analitik për neoromanin, në ditën e pare, rreth dy orë dhe të gjithë krijuesit, sidomos shqiptarë, artistë e poetë u shpërndanë në familjet e të rënëve. Personazhet e këtij romani u njohën nga afër; me përpjekje të tyre të ethshme për të ndërtuar jetën në Kosovën e lirë. Dua të theksojë që në ditën e dytë ne u mblodhëm në Çabrat. Atje filloi nderimi duke bërë homazh nderimi dhe poetik në Çabratin, ku janë varrosur të gjithë këta trima që luftuan për çlirimin e Kosovës. Një pjesëmarrje e gjërë, por njëkohësisht këtu nga neoromani u interpretuan me mjeshtëri pjesë nga aktorët e nivelit të lartë si: Majlinda Nushi apo poeti Xhelal Luca, ku tërhoqi vëmëndjen kjo mënyrë kristalizuese e drejtimit tonë dhe paraqitjes. Prej kësaj ne shkuam në Murin e Dhimbjes që nderon dhe respekton të gjithë, ose trimëritë e të rënëve në luftën për çlirimin e Kosovës.

Në varrezat në Çabrat
E bukur improsionuese ishte dhe ekspozita e hapur nga piktori akademik, anëtari i Lidhjes sonë dhe kryetari i Degës së Klinës, zoti Idriz Berisha, i cili me virtualitetin e tij, me mënyrën e bukur të penelatimit arriti të shfaqi të gjitha pikturat e tij, nën kujdesin e drejtorit të Pallatit të Kulturës të Gjakovës, një ekspozitë kjo polidimensionale, ku atje u shprehën për këtë ekspozitë studiuesi Prend Buzhala, njëkohësisht ZçPresidentja e Lidhjes “Pegasi” Albania, zonja Enrita Sina, Sekretare e Përgjithshme e Lidhjes Flutura Maçi e të të tjerë që vizituan këtë ekspozitë, ashtu sikundër di të veprojë dhe të penelatojë Idriz Berisha.
Por gjëja më madhështore ishte organizimi i veprimtarisë analitike të neoromanit që ne me këtë rast japim si Lidhje Ndërkombëtare një leksion që, duhet të bëjmë pronovimin e këtyre librave mbasi të jenë lexuar nga studiues të mirfilltë, nga shkrimtarë, nga poetë, artistë nga lexues të thjeshtë për të dhënë mendime, me qëllim për të shmangur lavdomaninë ,e cila ndeshet në prezantimin e veprave të ndryshme, pa njohur substratet e tyre.

Shkrimtari Keistaq F. Shabani me kraetaren e Komunës së Gjakovës znj. Mimoza Kusari- Lila
Dua të theksoj një punë shumë e harmonishme dhe komplekse u zhvillua midis poetëve të ardhur nga të gjitha vendet e Kosovës, në prezencën e një humanizmi letrar dhe artistik, dëgjuan dhe morën pjesë në një veprimtari përkujtimore dhe analitike për “Lodrimin e Madh të Vdekjes”. Prezenca e forcave kryesore, e intelektualëve të Gjakovës që shquhet për kontributin intelektual për kombin tonë, ishte një mesazh i madh, i cili u jipej të gjithë krijuesve dhe artistëve në mbarë trojet shqiptare. Studiues të tillë të nivelit të lartë si: Prof. Dr. Remzie Kryeziu, e cila mbajti një kumtesë të jashtëzakonshme në lidhje me neoromanin “Lodrimi i Madh i Vdekjes”. Po kështu hapja e siparit dhe shkëlqimi i poetes, shkrimtares, studiueses dhe botueses së gazetës “Horoskopi” Enrita Sina, e cila foli për stilin e veçantë të romanit. Përshtypje shumë të madhe bëri një nga studiuesit më të afirmuar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë edhe më gjerë, Prend Buzhala , që shquhet për aftësitë e tij studiuese në planin konteporan, për një mendim kritik të nivelit të bashkohësisë. Dua të theksoj se, këtu në këtë analitikë morën pjesë shumë studiues dhe poetë kritikë si: Sadije Aliti nga Tetova e Maqedonisë, e cila foli për rolin e trajtesës që bëhet në roman të personazhit femër, apo shkrimtarja dhe publicistja e mirënjohur nga Kosova, zonja e nderuar Naxhije Doçi.

Por nuk duhet të lëmë pa përmendur poetin dhe shkrimtarin Bujar Balliu nga Pogradeci, i cili foli me nota të jashtëzakonshme për narravitetin e këtij romani; Dr. Hekuran Rrapaj kishte përgatitur një kumtesë të jashtëzakonshme në lidhje me trajtesën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe si, një shkrimtar pasqyron fenomenet dhe proceset historike në një roman të tillë, sikundër është “Lodrimi i Madh i Vdekjes”. Me shumë aftësi Dr. Hekuran Rrapaj jepte mesazhe sesi duhet që krijuesit dhe artistët të çojnë këto vlera dhe të japin mesazhe te lexuesit. Të shumtat ishin përshëndetjet, të cilat iu drejtuan këtij manifestimi. Mund të përmend përshëndetjen e Presidentes së Lidhjes Ndërkombëtare të Botës, Poetës së talentuar, Teresinka Pereira, e cila bënte një përshkrim analitik, mbasi kishte lexuar një rezume në anglisht për këtë roman, ose përshëndetjet e bëra nga Brazili nga Margarett Liete de Oliveira, nga India nga Dev Bradëaj e shumë të tjerë, të cilët përshëndetën këtë manifestim. Manifestimi mori përshëndetjet dhe kumtimin e shkrimtarit Luan Kalana nga Kalifornia e SHBA, apo mendimet e shkrimtarit Ligor Shytit nga Përmeti, mendimet e Çerçiz Miftarit, poetë dhe shkrimtarë nga Tepelena e shumë të tjerë, të cilët kanë shkruar për neoromanin. Janë rreth 180 kumtime rekord për këtë neoroman, i cili është lexuar nga shkrimtarë që kanë kumtuar. Pra, ne dhamë një leksion si Lidhje, sesi duhen bërë një analitikë dhe të shmangim format dhe trajtat e vjetëruara të mos leximit dhe të promovimit, vetëm sa për ta promovuar, por të promovojmë vlerat reale.
Dua të theksoj që në harmoni shumë të madhe ishte dhe drejtimi i organizuar nga Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” dhe sidomos me pjesëmarrjen e grupit të këngëtarëve, të cilët kënduan kaq bukur Himnin e Shqipërisë dhe këngë tjera të bukura me motive poetike nga poetët e mëdhenj si Lasgush Poradeci, Asdreni, Naim Frashëri, ( pas vetëm një dite kujtojmë që do të zhvillojmë “Lulet e Verës”) nga Çajupi, nga Fishta e nga të tjerë.
Prezenca e personazheve reale të neoromanit a kishte ngarkesë të fuqishme emocionale ?
Pra atë ditë salla e këtij amfiteatri tipik “Prenk Jakova”, u mbush me intelektualë dhe njëkohësisht me pjesëtarë të familjes Sharani. Dua të theksoj se një rëndësi të veçantë, në këtë veprimtari, iu dha dhe prezencës së fjalës të protagonistes së romanit, Luljeta Sharani, vajzës së saj, Arjeta Sharani, edhe shumë të tjerëve, të cilët janë protagonistët e romanit.

Në foto: Kristaq F. Shabani me Luljeta protaginsten e romait Luljeta Sharani
Është një kënaqësi për shkrimtarin, kur shikon që jetojnë dhe vazhdon jeta me fëmijët e vegjël, të cilët po mbushin përsëri, në kuptimin real dhe figurativ popullsinë e Kosovës. Por përsëri në këtë manifestim u shquan edhe aktorë të mëdhenj si Hadi Shehu, një aktor i talentuar dyzetë vjet në skenën intepretuese të Kosovës, i cili interpretoi pjesë nga romani së bashku me aktoren Majlinda Nushi dhe të tjerë, ku përlotën sallën. Përlotën sallën me gjithë kujtimet që sollën nga të vrarët, të cilët ekspozoheshin të profilizuar në pjesën ballore të skenës. Unë dua të falenderoj pritjen tipike të qytetit të Gjakovës dhe dua njëkohësisht të shpreh entuziazmin e madh poetik të shkrimtarëve e krijuesve të artistëve të gjitha trevave dhe trojeve shqiptare si dhe dua të evidentoj përshëndetjet e mëdha që kanë ardhur nga gjakovarë, sikundër ishte Mentor Thaçi,poet, që i drejtohej gjithë bashkombasve dhe qytetarëve të Gjakovës në lidhje me këtë veprimtari harmonizim vlerash midis krijuesve në lulëzimin e humanizmit prezent. Vetkuptohet që kontribut të veçantë dha këtu Drejtori i Veprimtarive Kulturore i Lidhjes Ndërkombëtare “Pegasi” Albania”, poeti dhe shkrimtari nga Gramshi me banim në Tiranë, Perikli Shuli, e shumë të tjerë të cilët kontribuan që kjo analitikë, ky prezantim, ky homazhim të kapte sfera të larta.
Çfarë spikati më shumë në këtë prezantim?
Unë dua të them edhe një diçka tjetër, në lidhje me problemet sesi kuarteti: shkrimtar , studiues i mirëfilltë, botues dhe lexues ishte në një harmoni të plotë, por këtu shtoj edhe një faktor tjetër prezent: protagonistët e romanit real, duke krijuar kështu një pestet të fuqishëm në spikatërinë e vlerave.
Populli i Gjakovës gjatë dy ditëve që qëndruam ne atje, na priti me shumë entusiazëm. Kudo kërkonte libra, kërkonte neoromanin “Lodrimi i Madh i Vdekjes”. Dhe ndoshta ndonjeri befasohej, sesi këtë roman e kishte shkruar një shkrimtar gjirokastrit. Por unë theksova që, ne shkrimtarët, artistët duhet të shkruajmë dhe të sjellim në mënyrë dinamike historinë reale të Shqipërisë dhe të Kombit tonë, duke e pasqyruar atë më “ëmbël” nëpërmjet formës letrare, sepse vetë romani është një neoroman, i cili ka prezencë gjininë e prozës, poemës, prozës poetike të poezisë dhe të publicistikës . Personazhet e tij janë, sa realë dhe aq fantazistë. Unë dua të them këtu se ka personazhe si: Kronikani, personazhe si Profeti, personazhe e simbole trajta të ndryshme qiellore si shqiponja etj, të cilat krijojnë tablo shumë të rëndësishme dhe hyjnë në mënyrë ndërlidhëse te romanit.
Ç’qëndrim mbahet ndaj letërsisë dhe Artit të mirëfilltë dhe veprimtarive letraro- artistike dhe kulturore pegasiane?
Unë jam shumë krenar, jo vetëm unë, por gjithë miqtë e mi, gjithë miqtë e arsyeshëm dhe ata, të cilët prosperojnë për zhvillimin e një letërsie dhe të një arti të mirëfilltë, që, si shqiptarë, si krijues , po japim kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha vendet e trojet tona si në: Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, në Mal të Zi e në Diasporë. Unë këtu nuk kam ndërmend të bëj paradë të gjithë këtyre veprimtarive të mëdha, të cilat janë zhvilluar këtë vit në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës për vepra të përkthyera nga ne në gjuhën angleze, libri i shkrimtares Naxhije Doçi apo dhe ku kemi zhvilluar veprimtari me sistemin e librit universal në Suharekë, Prizren, Gjakovë e vende të tjera, po dhe në Shqipëri. Ne kemi prekur dhe mjaft mirë kemi zhvilluar veprimtari në Tiranë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet dhe Fier. Jemi prezent në Korçë, Ersekë, Pogradec, Shkodër dhe në shumë vende të Shqipërisë. Ne presim gjithashtu që dhe në Greqi, ku ne kemi degën tonë, të ketë një harmonizim kjo lidhje me Ju, me qëllim që të zhvillohen veprimtari të tilla, |