Demokracia në Greqi tregoi edhe një herë se nuk është e gatshme për të huajt që të votojnë në këtë vend të bekuar as edhe në zgjedhjet lokale. Sot Parlamenti grek ka votuar ligjin që lehtëson të huajt e me shtetrësi europiane në zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen në maj të këtij viti. Ky ligj u votua nga partitë në fuqi Nea Dhimokratia dhe Pasok, nga partia e majtë Dimar dhe nga organizata neonaziste Krisi Avgi, që përjashton emigrantët ligjor pa shtetësi greke. Greqia rendite në ato vendet e pakta që refuzojnë të drejtën e të huajve edhe pse kanë lindur në këtë vend, duke plotësuar njëkohësisht edhe dëshirën e kryeministrit konservator Antonis Samarras
Përjashton emigrantët nga zgjedhjet lokale
