Përse të mos jemi qytetarë?!

976

azem parllaku

Azem Parllaku / Si pompë benzine rrjetet sociale mbushin kohët tona sa herë i kemi të zbrazura. E ndërsa çdo herë që ne konsumatorëve, na duhet të kalojmë brinjazi distributorit, e nuhasim që sado kemi shfletuar mbi letra, përsëri ka diçka interesante, e cila mund të ketë qëndruar mbi një tokë djerrë, por e ka ruajtur vitalitetin.

Nuk dua kurrësesi të akuzohem, se po e teproj me personalizimin e asaj çfarë thashë më lart, përkundur më krijon atë ndjesi, që përherë pas vetes ke aleatë.
Le të kthehemi për pak çaste tek titulli, atë që unë e kam quajtur “Ne apo barbarët”.

Nëse, dikush nga Ju ka mbërritur brinjazi si konsumator, më pëlqen të jemi “Ne”.
Duhet pranuar, që gjithësesi kultura jonë çdo ditë e më shumë ngjan me një përzierje të turbulluar e vlerave tradicionale dhe risive radikale.
Këtë lloj përzierje të turbullt, e qasim kur u qëndrojmë fanatike te thekur ideve tona, e i përziejmë ato virtualisht, duke harruar një këshillë të ekspertit të inteligjencës gjeopolitike George Frideman; “ …emocionalizimi i momentit e dërrmon shpejt veten…”.

Pasioni për të mos e dërrmuar vetveten, më ka krijuar bollshëm kohën e qëndrimit mbi letra të shfletuara, për t’a nënvizuar kujdeshëm atë çfarë më është dukur vitale.
Ashtu, nuk dua të mos e pranoj se shumë herë jam emocionalizuar momentalisht, ndërkohë që më vonë kam mësuar se; …fuqia mund të jetë shtuar nga zemërimi, por ajo rrjedh nga realitete më themelore siç janë: gjeografia, demografia, teknologjia dhe kultura.

Për të qëndruar prapë tek titulli, kurrë nuk kam menduar që zakonet e fshatit tim të jenë ligjet e natyrës e pozicioni gjeografik i tij si qendra e Botës.
Edhe pse herë-herë fanatik i “i qendrës së rëndesës”‘ kam mundur të kuptoj që; … kulturat patjetër kalojnë përmes barbarizmit drejt qytetërimit dhe pastaj në dekadencë.

Nëse, “do të jem pak barbar”, më duhet t’a pranojë, që edhe pse “tokë djerrë”, ajo e fshatit tim e ka ruajtur vitalitetin.
Konteksti në të cilin vendosemi si barbarë, në këtë “tokë djerrë”, na servir gjëra plotësisht të ditura, në mos dhe të interpretuara në mënyrë universale, për të cilën jemi të gjithë dakord, e do të ishte pretencioze të përmendeshin gjithë shënimet mbi letrat e shfletuara.

azemi profil

Le të bëjmë një pyetje!
A ka barbarë?
Ka, madje plot të tillë, të cilët mendojnë se cilido që nuk mendon si ata, gjendet përpara përbuzjes dhe kërkesës për ndreqje apo shkatërrim. Sa naive na duket kjo mënyrë e sjelluri!
Atëherë, përse të mos jemi qytetarë?!

Përse, të mos jemi në gjendje të ekuilibrojmë mendimet tona kontradiktore, e të ruhemi se ka raste të na kapin e të gjindemi dhe në gabim.
Si i edukuar për të qëndruar baraslarguar barbarisë dhe dekadencës, preferoj të mbetem pjesë e konstelacionit të një numri burimesh, që konvergojnë dhe sugjerojnë përvijimet më urgjente të kohës sonë.

Jam në kundërshti me atë trajtimin me përbuzje, mbasi do të pozicionohesha në grupin e atyre që nuk besojnë asgjë në gjendjen e dekadencës.
Kushdo nga ne që ka lexuar Gëten, e ka të qartë çfarë Gëte trajton kur vëren se; “…Kanti del plotësisht jashtë Kantit…”.
Në fakt është vetë Kanti tek i cili është mundur të ndahet stili nga njeriu, në stil pedant deri në obsesion, si njeri pavarësisht dobësive patetike human deri në heroizëm.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: