PIETER BRUEGEL NE LEROS

1677

 

Nga Agron Dingo / Pieter Bruegel ishte një piktor hollandez i epokës së Rilindjes.
Lindi në mes të vitit 1525 dhe vdiq më 5 shtator 1569 në Bruksel.
Pieter Bruegel ishte piktori më i rëndësishëm hollandez në gjysmën e dytë të shekullit të 16. Pieter Bruegel ka pikturuar kryesisht me stil popullor të pasur, me mishërim e fantazi, tema sociale dhe piktura peisazhi. Pieter Bruegel është i njohur per pejsazhet e tij dhe skenat e fshatit.

 

 agroni 5

 

 

1-Dance ,Pieter  Bruegel (origjinali)

 agroni 1

2-Dasma fshatare Pieter  Bruegel (origjinali)

 

 

 

RESTAURIM  I  PIKTURAVE  NE  ISHULLIN  E  LEROS, GREQI.

 

Ishulli Leros, i dyti nga rëndësia mbas Kretës, ka qënë në zotërimin e Italisë. Kapanoni është ndërtuar nga italianët. Mbasi dezertuan italianët e morën gjermanët. Kur ikën gjermanët, u përdor nga fshati por më pas  u la pas dore.

Në sipërfaqet e mureve të kapanonit të madh, janë riprodhuar pikturat e Pieter Bruegel nga penelatat e piktorëve murale, ushtarakë gjermanë e italianë, vizatues të mirë akademikë, punime që mund të cilësohen si vepra te arrira të cilat kanë lënë gjurmët e tyre. Këto piktura u realizuan në kushtet e luftës nga dëshira për të krijuar një ambjent të këndshëm në këto zyra lufte. Dhe këto faqe murale të këtyre piktorëve të veshur me uniformë, ushtarë apo oficerë, janë një pjesë e asaj historie të pak viteve kur gjithçka u përmbys dhe u transformua nga një armiqësi shumë vjeçare”.

Mes vështirësive që ka patur në lidhje me ekzistencën e ashpër në një vend me male, vështirësi që vijnë nga ajo luftë dhe rrotullohen rreth ritmeve të lashta të ketij ishulli, nisën të shfaqen përqasje të pikturës murale të Bruegel. Piktura të njohura  në muret e kapanonit dhe më pas edhe në koridore, këta piktorë të famshëm me shije të holla në afresk sollën traditat e tyre. Këtu zbulohen aftësitë e piktorëve të veshur me uniformë.

Shpesh pikturat e Bruegel, të këtij piktori të ri, i cili i konvertohet bollëkut, në fakt janë ndikuar edhe nga puna e një mjeshtri të madh hollandes të kohës, (viti 1958), për të cilin ai kishte admirim dhe respekt të thellë, i cili kishte ikur nga Gjermania gjatë luftës.

agroni 8

 

Dasma Fshatare, viti 1943 dimesionet 3.20X2.10cm. riprodhim  piktor anonim gjerman. Para restaurimit

agroni 9

Dasma Fshatare, 1943 riprodhim piktor anonim gjerman. Mbas restaurimit.

 

 

 

agronio 11Dance  Fragment viti 1943 dimesionet 200X175 cm. Piktor anonim  me uniform gjerman. Foto para dhe mbas restaurimit.

GRAFIKE

Grafike 1943  piktor gjerman anonim. “ Sekretaria  puth kolonelin “  Piktori siper ka shkruar gjermanisht “Mirmengjes kolonel”  Foto mbas restaurimit.

 

 

agroni 13

Leros, i njohur edhe si ishulli i Artemis, një udhëheqës në historinë e Greqisë nga kohët parahistorike, me
vend-ndodhjen strategjike në juglindje të detit Egje, ka qenë gjithmonë një mollë sherri në mes të fuqive të mëdha.
Shenjat e para të banimit gjenden në ishull dhe në mënyrë specifike në Partheni, i përkasin epokës neolitike.
Leros banohej nga Kare, të Leleges, të Phoenicians, të Kretasit, të Ionians dhe dorianët.
Sipas Homerit, Leros mori pjesë në luftën e Trojës.
Herodoti, historiani, përmend lidhjet e ngushta  tregtare, ekonomike dhe intelektuale të cilat kishin zhvilluar me ishujt Ionians e Milet.
Leros ishte një nga përkrahësit e aleancës athinase.
Lulëzoi në shek e 5 p.e.s. Në kohët e bizantine, ishulli i përkiste Samos.

Pastaj ndërtuan kështjellën e famshme dhe kishën e Zojës së Kalasë. Në të njëjtën kohë me kalanë, është ndërtuar tempulli i njohur i Palaiokastros.
Në 1314 ishulli u pushtua nga Kalorësit e Shën Gjonit, i cili zgjeroi kështjellën bizantine duke e bërë të pathyeshme prej çdo lakmuesi.
Në 1522 Leros kalon në sovranitetin dhe sundimin e Turqisë deri në vitin 1912.

Kur italianët u vendosën në ishull, Leros u bë një bazë detare dhe kështu fillon një periudhë zhvillimi,duke ndërtuar qytetin dhe godinat shumë elegante.
Në vitin 1948, Leros së bashku me të gjitha ishujt e Dhodhekanisos, kalojnë me Greqinë.

Në Shën Marina, në hyrje, në jug të gjirit, në strukturat e harkuara që dallohen akoma në rrënojat e Ujësjellësit, shihen kompozimet me ngjyra të bukura, të cilat janë shembuj tipik të artit romak.

Leros, gjatë periudhës bizantine ka ndjekur fatin e ishujve të tjerë të Dhodhekanisos.
Në Virgjëreshës së duhet të ketë qenë një zgjidhje që ka filluar nga deti dhe ka arritur deri kodrës. Në një distancë të shkurtër nga deti zbulohet Bazilika dhe komplekset e manastirit, ndoshta nga periudha e hershme e krishterë.

 Restaurimi ne Leros :

agroni 6

Afresket e piktorit gjerman janë riprodhime të vitit 1943.

Fokusimi i mënyrës së jetës dhe punës së fshatarëve, ishte e rrallë në pikturë në kohën e Brueghel dhe ai ishte një pionier i këtij zhanri të pikturës holandeze. Përshkrim sentimental por i gjallë i ritualeve të jetës së fshatit, përfshirë bujqësinë, gjuetinë, ushqimin, festivalet, vallet, dhe lojrat, të cilat janë dritare për një kulturë unike  popullore e cila humbi dhe një burim kryesor i dëshmive ikonografike.
Kurse afresket e piktorit italian, të vitit 1912 nuk janë riprodhime, fantazia e tij ka pasqyruar femrat elegante italiane me veshjet e atyre viteve, të vizatuara dhe të pikturuara bukur.

Në vitin 2007 u mundësua dhe u financua nga Bashkia e Lerosit, restaurimi i pikturave murale, me ndihmë të arkitektit Dhimitrios Papagjeorgjiou, banues në Leros , i cili bën thirrje për restaurimin e pikturave murale, duke i bërë kërkesë zyrtare bashkisë së ishullit.

Me grupin e piktorëve ai miratoi restaurimin e këtyre pikturave. Kjo nuk ishte e lehtë, por ishte shumë e domosdoshme për të restauruar këto piktura.

Pikturat murale, në muret e zbehtë të kapanonit, ishin pikturuar nga piktorët gjermanë e italianë në periudhën e luftës, në këtë objekt që ishte ngritur në lartësitë nje kodre në Leros. Veprat e këtyre piktorëve, u rizbuluan dhe rivlerësuan pas restaurimit në vitin 2007 në Leros. Periudhës së gjatë kohore dhe dëmtimit të kësaj ndërtese braktisur në vite, i shtohej dhe dëmtimi mekanik, pasi aty kalonin shumë njerëz, çobanë që mbanin bagëtitë brenda, ndisnin dhe zjarre, sulmuar dhe nga goditjet e njerëzve të papërgjegjshëm, nga lagështia, nga agjentët atmosferikë prej të cilave pikturat kishin të ngjarë të zhdukeshin nga siperfaqet e mureve.

Ngjyrat po vinin duke u shuar dhe venitur dhe rrezikonin të shuheshin (duke rënë pelikuli i ngjyrës). Të gjitha këto dëmtime e vështirësuan shumë shkallën e ndërhyrjes për restaurimin e këtyre afreskeve.

 Procesi i ndërhyrjes:

agroni 14

Janë një seri ndërhyrjesh në këtë monument që me siguri caktohen sipas radhës:

Janë kryer një seri sontazhes për problemet e ndryshme dhe identifikimin e teknikës së ekzekutimit. Kjo ndërhyrje gjithëpërfshirëse u realizua me anë të fotografive, analizave të materialeve dhe ngjyrave, për të përcaktuar teknikën e ekzekutimit te pikturës.
Nga ana tjetër, studimi i imazhit me fotografi para restaurimit dhe teknika e materialeve të përcaktuar me të cilat ai ishte krijuar, një përgatitje e përbërë nga tre shtresa suvatimi a).shtresa e parë me suvatim balte, b).shtresa e dytë me llaç; me rërë e gëlqere dhe e fundit g).patina e pikturës me gëlqere.

 

Shtresës së ngjyrës (pelikuli) i mungonte lidhësi.

Ndërhyrja filloi me trajtimin e pikturës. Fillimisht u trajtuan shtresat e pikturave që nuk ishin të konsoliduara, ku pelikuli i pikturës ishte i dëmtuar. Para pastrimit u konsolidua me kompreso duke vendosur sipër pikturës letër të hollë e  duke e lyer sipër me xhelatinë, (ngjites ). Duke e thithur pelikulin e ngjyrës, bëhet lidhja e ngjyrës me suportin në mënyrë të barabartë të detyrueshme për të gjitha sipërfaqet ku ka dobësi pelikuli i ngjyrës ku u bë gjithe forcimi i ngjyrës.
Kështu, kemi kryer një vlerësim te pikturës dhe filmit të shkëputur i cili u përforcua.
Më pas punuam për heqjen e shtresës së sipërme të ndotur nga pluhurat e tymrat e zjarreve që janë ndezur në atë ndërtesë, e cila mbulonte gjithë sipërfaqen e pikturës e imazhit. Ka pasur një fazë mekanike pastrimi dhe fazën e dytë pastrimin e kimisë fizike nga bojrat e mbivëna, të mëvonëshme. Duke pastruar fillimisht pluhurin dhe papastëritë me ujë të distiluar e më pas për ato papasterti që si hoqi ndërhyrja me ujin e distiluar u  ndërhy në mënyrë mekanike me bisturi, sidomos për mbivëniet e mëvonëshme të ngjyrës, u bë zbutja me kompreso me leter të hollë.

HOLLI

 

 

E humbura u kthyen nga trajtimi i teknikës retush me vija duke i përshtatur në gamë. Së fundi ne aplikojmë në të gjithë pikturën. E lyejmë me një vernik mbrojtës i cili ka dhënë rezultate të mira për ruajtjen e këtyre pikturave murale. Kriteret e përgjithshme me të cilën është bërë ndërhyrja janë bazuar në rimëkëmbjen maksimale të origjinales, si në zonat ku janë figurat dhe në zonat e sfondeve, në teknikën e retushimit me vija sipas gamës së figurë.

Kështu përfundoi shkëlqimi i këtyre pikturave.

Fillimisht puna u përqendrua në suvanë ku është pikturuar, duke realizuar konsolidimin e shtresave të afreskut nëpërmjet injektimeve, mbushje të boshllëqeve me llaç special. Pas konsolidimit të saj, u bë pastrimi i pikturës nga nxirjet dhe bloza.

Në të gjitha rastet u bë qepje e mureve duke i plotësuar me material guri me llaç të fortë dhe gëlqere. U bë një punë e madhe për mbushjen e gropëzave, dëmtimeve të shumta, të cilat duken qartë dhe në fotot para restaurimit.

Me këto ndërhyrje konservuese e restauruese, mendojmë se piktura murale tashmë paraqitet në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut te shkatërrimit.

Tashmë kemi një afresk totalisht të restauruar të cilit i është kthyer shkëlqimi i tij i dikurshëm i pasionit që shpërthen në ngjyrat e bukura të pikturave.

Ka edhe piktura të shpejta e vizatime. Këto janë të ushtarëve italianë. Në këtë periudhë figura simbolike i paraqet femrat italiane si imazhet e nje gruaje me atribute seksuale, format në linja të zhdërvjellta edhe më shumë histori. Në to, si në një procesverbal, kemi një grafikë të piktorit gjerman në hyrje me temë “Sekretarja me kolonelin gjerman”. Janë bërë piktura në ambjetet e fjetores e të guzhinës me tema nga guzhina e lloje specialitetesh ushtarake, etj.

agroni 55

 

 

 

Bashkia dhe përfaqësuesit e saj, me në krye arkitektin, ka vizituar restaurimin e pikturave murale kur kemi qënë në një fazë të avancuar të restaurimit. Thanë se ajo është një punë shumë e vyer dhe ndjenë nje kënaqësi të dyfishtë për gjithë këtë punë restauruese për ruajtjen e këtyre vlerave historike dhe artistike të cilat ndodhen në këtë objekt.

Grupi i Restaurimit të këtyre pikturave murale, të pasurisë kulturore, ka përfunduar duke treguar punën e kryer restauruese, shkencore dhe studimore per ruajtjen e këtyre vlerave, për tu ruajtur dhe ekspozuar në këtë objekt që do të jetë nesër një muze historik i periudhës së luftës që i shtohet Leros-it.
Restaurimet dhe puna e gjithanshnshme që u bë, u drejtuan dhe u organizuan nga arkitekti menaxhues Dhimitrios Papagjeorgjiou, shefi i Seksionit të Arkeologjsë në bashki dhe kryetarit të Bashkisë së Leros-it.

Projekt i restaurimit të pikturës murale në këtë objekt, u vendos një vit më parë dhe është pjesë e projektit për të ngritur një muzeum për trashëgiminë e ruajtjes dhe restaurimit të pasurisë kulturore të Leros-it, për ruajtjen e këtij objekti si ndërtese historike.

Rezultatet e këtij restaurimi u prezantuan nga grupi i restaurimit; Agron Dingo, Bledar Gramo dhe Dhimitrios Kolias. Ky objekt është vlerësuar për tu bërë qendër historike kombëtare.
Këtë herë ka përfunduar vetem restaurimi i pikturave. Kjo do përballet me të ardhmen në restaurimin e objektit, dritaret, dyet etj.
Bashkia e Lerosit, ka kryer shumicën e financimit për këtë restaurim. Gjithashtu falenderoi grupin e rastaurimit për punën e kryer.

Këshilltari i Bashkisë ka deklaruar se “këto janë piktura murale tipike të periudhës së luftës, dëshmi të pikturës murale në këtë ishull dhe të rralla në karakterin e vet. Tani është për të parë ajo që ka dalë në dritë për të vlerësuar rëndësinë dhe shpëtimin e mundshëm të kësaj pasurie nga ana e Bashkisë së Lerosit. Ruajtja e kësaj pasurie kulturore është një objektiv prioritar për ishullin e Lerosit.

 

AGRON DINGO

Piktor –restaurator Firence 2012

 

 

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: