Agron Dingo, Piktor dhe studiues / Alarmi për demtimet e objekteve të kultit në Ikonostaset në ikona e vepra të tjera. ka vite që është lëshuar, por deri me sot duket se ka rënë në vesh të shurdhër. Po zhduken vlera të rralla, gjë e cila në këto përmasa nuk besoj se ndodh në një vend tjetër. Më tepër sesa zbulimi apo ndëshkimi i autorëve ne na duhet vlerat, ndaj mendoj se shteti të marrë masa në radhë të parë për parandalimin e fenomenit. Vjedhja e vendeve të shenjta ku futen edhe kishat është një fenomen që nuk e kemi pasur më parë. Po në dy dekadat e fundit po vidhen vlera të rralla të cilat nuk i përkasin vetëm komunitetit orthodoks, por edhe historisë e kulturës sonë kombëtare.
“Një komb që në përpëlitjet e tij identitare fillon dhe shuan kujtesën historike të vlerave dhe idealeve që e kanë krijuar është i destinuar për t’u kthyer në një masë amorfe popullate mbi të cilën mund të kryen gjithfarë eksperimentesh” (D. Koçi)
Vidhen kishat e xhamitë në rang vendi.
Në kishat e Beratit, për gati një vit kanë ndodhur mbi 10 vjedhje në Mitropolinë e Beratit, e cila mbulon edhe zonën e Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë. Mendoj se parandalimi i fenomenit nuk është vetëm punë e policisë, por edhe të gjithë komunitetit. Parandalimi në veçanti ka të bëjë me ashpërsimin e ligjit, i cili duhet të godasë më fort vjedhësit të cilët me vjedhjen që u bëjnë kishave po na vjedhin edhe pasurin shpirtërore, kulturore e historike.
Kozare 2003: Grabiten pjesë të Ikonostasit të kishës së Ungjillizimit në Kozare që i përkasin vitit 1812.
Në Berat në periudhen kur u hapen kishat, ne Shën Mitrit në Kala të Beratit, vidhet baldakini i ikonostasit i pikturuar pano të plotë derrase. Në Berat, ikonat zhdukeshin pas ekspozimeve jashtë vendit
Në zhdukjen e ikonave të Beratit pas ekspozimit nëpër panaire të ndryshme. Ka pasur dhjetëra kërkesa nga vetë drejtuesit e muzeve, por edhe pushtetarë lokalë, të cilët i janë drejtuar instancave të larta të shtetit për kthimin e kësaj pasurie të trashëgimisë kulturore të Beratit. Ish-prefekti i Qarkut të Beratit, Thanas Broka, në vitin 2004, i ka kërkuar ministrit të Kulturës të asaj kohe, Blendi Klosi, kthimin e 61 ikonave të Muzeut të Beratit, nga të cilat, 45 ishin marrë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe 16 nga Dega e Monumenteve në Korçë, të cilat nuk dihet se ku kanë shkuar. Ndërkaq kujtojmë se ish-drejtori i Degës së Monumenteve të Kulturës, deri në vitin ‘92, Myslym Hotova, ka denoncuar zhdukjen e disa ikonave. Ky ishte rasti i parë i ikonave të zhdukura nga inventari i këtij institucioni, gjatë vitit ‘91. Ndërsa në vitet “92 – 97” ka qenë vetë ish-drejtori i muzeut, Sami Starova, që ka denoncuar vjedhjen dhe grabitjen e shumë objekteve dhe relikeve të ruajtura në muzeun historik dhe atë etnografik të qytetit të Beratit, deri në vitin ‘97. Bëhej fjalë për disa kostume kombëtare të zonës, armë trofe prej ari dhe argjendi, gdhendje druri, monedha ari e argjendi që datojnë në shekuj të ndryshëm, ikona origjinale apo dhe kopje të tyre, etj. Por, asnjë nga këto objekte të vjedhura nuk u gjet dhe nuk u identifikua ndonjë autor i zhdukjes së tyre, aq më pak penalizuar. Ndërkaq kujtojmë se ka pasur edhe shumë ikona, pjesë e pasurisë kulturore të qytetit të Beratit, të cilat janë dërguar në panaire kombëtare e ndërkombëtare, me urdhra nga lartë, të cilat edhe sot e kësaj dite nuk dihet ku kanë shkuar.
Ndërsa mësohet se hetimet për këtë çështje kishin nisur gjashtë muaj më parë. Një informacion i ardhur në rrugë operative ka vënë në lëvizje prokurorinë e rrethit për të nisur hetimet. Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se po punohet për gjetjen e vend origjinës së objekteve, nisur dhe nga disa denoncime të bëra gjatë dhe pas vitit 1997, si dhe për disa vjedhje të bujshme të një pjese të fondit të pasurive kulturore të qytetit të Beratit. Është bërë e ditur se do të merren në pyetje të gjithë ish-drejtuesit e muzeve të këtij qyteti, që nga viti 1990 e deri më tani. Por burimet zyrtare të Policisë dhe Prokurorisë së Beratit nuk pranojnë të prononcohen më tej se sa është numri dhe vlera e objekteve të sekuestruara, nëse mes sendeve të sekuestruara ka relike të trashëgimisë kulturore dhe pjesë të inventarit të muzeve të Beratit, etj. Ndërkaq ish-drejtues të muzeut të Beratit, të kontaktuar në telefon, nuk kanë pranuar të prononcohen rreth këtij problemi. Të gjithë kanë bërë të paditurin, për rastet e vjedhjeve dhe grabitjet e shumë relikeve dhe ikonave të muzeve të Beratit, pas vitit ‘90. Sipas tyre inventarët nuk kanë treguar mungesa, ndërkaq që kronikat e këtyre viteve na kujtojnë shumë denoncime të bëra në organet e drejtësisë.
Një akt barbar që ka ndodhur në Kepin e Rodonit.
Specialistët e trashëgimisë Kulturore, njëkohësisht anëtarë të “Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë” denoncojnë një akt barbar që ka ndodhur në Kepin e Rodonit, ku është shkulur një basoreliev disa-shekullor që ata e identifikojnë me krye-engjëllin Mikael (Mikel / Mëhill), ose sikurse thotë historiani Ulqini një objekt pagan. Redoni ilir zinte një hapësirë shumë më të gjerë në bregun lindor të Adriatikut se sa territoret e qytetit të Durrësit.
Ne Vitin 2012 , në Kishën e Shën e Premtes në Valsh të Elbasanit ku janë shkatërruar në mënyrë të përbindshme afreske të Onufrit.
Kemi të bëjmë me një Monument Kulture të Kategorisë së Parë prej vitit 1963. Muret e kishës janë pikturuar nga Onufri në vitin 1554 dhe pasqyrojnë skena të ndryshme biblike. Nga inspektimi i këtij grupi është konstatuar se afresku është dëmtuar, goditur, prerë dhe shkulur në mënyrë të dhunshme dhe mekanike nga mjete të forta dhe persona të pandërgjegjshëm dhe të painformuar mbi procesin e shkuljes apo heqjes se një pikture murale. Grabitja është bërë e fragmentuar .
Sipas Bejkos, 75 për qind e monumenteve arkeologjike që i ka vizituar viteve të fundit kanë përjetuar plaçkitje nga gjuetarët e thesarit, ndonëse shkalla e saktë e këtij problemi është gati e pamundur për t’u matur. Varreza e lashtë është monumenti i fundit që është shkatërruar nga plaçkitësit në kërkim të arit dhe artefakteve – të cilët po shkretojnë monumentet arkeologjike të Shqipërisë nën hundët e autoriteteve.
Plaçkitësit e varreve erdhën të përgatitur mirë kur ia mësynë një varreze monumentale me blloqe të mëdha guri që gjendej pranë rrugës që dikur lidhte qytetin e lashtë Finiq me zonat e rrethinës.
Në Mars 2013 nga Kisha e të gjithë të Shenjtërve në Himarë e ndërtuar në vitin 1775 , u vodhën në shtyllat e një ikonostasi te shekullit 18-të.
2009: Grabitet kisha e Shën Gjergjit në Voskopojë
Një kujdestar i kishës së Shën Gjergjit dhe banor i fshatit Shipskë, duke konstatuar vjedhjen e objektit të kultit ka dhënë sinjalizimin për mungesën e një kryqi qendror të kishës.
10 shtator 2009: Grabitet kisha 300-vjecare e Voskopojes
Kisha 300-vjeçare e Shën Maris në fshatin Voskopojë të Korçës, ka rënë për të pestën herë pre e grabitësve, të cilët kanë marrë disa objekte kulti me vlera të rralla. Dy dragonjë të gdhëndur në dru, si dhe një kryq që ndodhej mbi iconostas.
20 Nëntor 2009: Një tjetër rast i dhunimit të objekteve të kultit është shënuar në qarkun e Gjirokastrës. Pjesë të gdhendura me një mjeshtëri të rrallë të ikonostasit mbi 200 vjeçar në kishën e Shën Mërisë në fshtatin Leusë, rreth 3 kilometra larg qytetit të Përmetit.
Gjirokastër, vidhen ikonat e kishës
Dhjetra ikona që mendohet se i përkasin fillimit të shekullit të XIX janë konstatuar të vjedhura në kishën e Shën Nikollës në fshatit Këre të Gjirokastrës. Mbështetur në statistikat e Drejtorise Rajonale të Kulturës Kombëtare për qarkun e Gjirokastrës, në 17 vitet e fundit janë vjedhur 41 objekte fetare, por vetëm një kambanë mbi 100-vjeçare është arritur të zbulohet.
Gramsh, grabitet kisha e Grabovës.
Menjëherë më pas ai ka kontrolluar dhe ka parë se në kishë mungonin dy kanape që datojnë në vitin 1803, objekte me vlera të rralla historike, dy ikonostase mbi 250 vjeçare në kishën Shën Premte, si dhe një pjesë të portës kryesore të kishën Shën Nikolli.
Manastiri i Kakomesë
Nga këtu, ushtarët grekë dikur me nderim ushtarak, kanë përcjellë poshtë në mol një nga Ungjijtë e vjetër, që kanë qenë në këtë vend. Thuhet se është përcjellë në Muzeun Benakis në Athinë, por këtu në këtë humbëtirë, tash nuk mund ta konfirmojë askush.