Policia greke, tortura me korrent ne organet gjenitale, ofendime dhe kërkesa seksuale ndaj emigranteve

791

dhuna 5

 

Dhuna shteterore eshte shume here me e denueshme dhe e turpeshme se dhuna qe ushtron nje individ. Tortura emigrantëve që refuzojnë të deportohen, praktika qe ndodhin në aeroportin me te madh te vendit “Eleftherios Venizelos”. Tortura emigranteve ne organet gjenitale me pajisjet e energjisë në ambientin e aeroportit te “Eleftherios Venizelos” ku ata janë transferuar për t’u deportuar, akuze e bere nga Lëvizja Kundër Racizmit dhe Fashizmit (KEERFA).

Policia, sipas një deklarate të Lëvizjes Bashkimi Kundër Racizmit dhe Fashizmit, trajton çdo metodë te bere nga policia për të detyruar dhunshem emigrantët e mbajtur ne kampin e perqendrimit ne Amygdaleza qe te pranojë dëbimin e tyre.

Siç theksohet në njoftimin e bere, torturat u zbuluan gjatë vizitës së një delegacioni të qendrës së paraburgimit grek u ndoq nga Javed Aslam, zëdhënës i Komunitetit Pakistanez, si dhe nga Petros Konstantinou, koordinator (KEERFA) dhe Zv/ bashkiaku  i Argiroupolis Ch.Kortzidi.

metanastes_1

Delegacioni u takua me komandantin e burgjeve greke ku të burgosurit janë transferuar më 27/6.

Emigrantët,ashtu si akuzojne  mbahen te arrestuar ne burgun Amygdaleza dhe u dërguan me dhune policore per ne Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, pas marrjes së goditjeve me shkelma dhe grushta nga policia. Ata kane refuzuar deportimin  dhe u derguan nga forcat e policise ne një dhomë të aeroportit.

“Të tre të burgosurit e rrahur dhe trupin e rraskapitur kane deklaruar se u jane vendosur pajisje elektrike ne pjeset e trupit. I burgosuri . Daoud Ahmedin, qe kishte bere ankimin per lëndim ne sy nga një oficer policie brenda ne Amygdaleza ne kampin e përqendrimit kishte kërkuar për të shkuar në spital, për një kontroll u ankua se ai ishte rrahur me grushta në nofull, dhe se kanë përdorur nëntë herë në trupin e tij pajisje elektrike, por me teper kishte marre goditje me shqelma ne stomak.

Gjithashtu edhe emigrant Yvonne Valide kishte trauma ne pjeset e trupit. Vasi Haider u ankua se atij i vendosen pajisje me korrent ne organet gjenitale . Kishte plagë ne dore. Ne rrobat e të burgosurve Valide dhe  Haider  kishte ende gjak.

Ofendimeve raciste te policisë shkonte me kërkesat seksuale për seks oral.Tortura brutale bëhej nga policisë shoqerues në një dhomë të vogël në aeroport, kur të burgosurit nuk pranuan të dorëzoheshin me dëbimin e tyre të dhunshëm.

Ne kërkojmë që çmontohet mekanizmin racist ne polici greke ( ELAS) ku ka marre në krye të kontraktimit dëbimin e dhunshëm të emigrantëve dhe torturon emigrantët . ka ardhur koha qe te cmomntohet forca policore (Xenios Zeus) dhe kampet e përqendrimit, këta shpirtra djallëzor njerëzore, “perfundon deklarata.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: