Doc. Fane Tarifa / Spekullime politike rreth vizitës së mundëshme të Ramës në Beograd !
Vërehet një bum i madh analizash, opinionesh, mendimesh, interpretimesh rreth kësaj vizite. Ja çfarë bie në sy në këto qasje ?
Së pari: vërehet se disa politikanë dhe analiste, gazetarë apo shkrimtarë, diskutojnë duke tundur fort flamurin e nacionalizmit! Disa shfaqen të shqetësuar dhe e anatemojnë këtë vizitë, e mohojnë atë, duke e konsideruar si përulje dhe përdhosje e dinjitetit kombëtar !
Se dyti: po në sensin e nacionalizmit midis syresh thonë se me kryelartësi dhe me krenari se kryeministri duhet të shkojë dhe të paraqitet krenar ashtu si e meriton !
Se treti: ka nga ata që ideojnë mendimin se faktori ndërkombëtar është ai që orienton për Po ose Jo këtë vizitë dhe sipas atij akordi duhet vepruar
Së katërti: Ka analistë që në sensin e simbolistikës kombëtare kërkojnë refuzimin e plotë dhe pa kushte të vizitës, pavarësisht nga faktorët ndërkombetarë !
Mendoj se në trajtesat kohore të mardhënieve dypalëshe me shtetin serb, nuk duhet të perzihen asnjëherë mardhëniet shtetërore me ato kulturore e sportive, sepse politika duke qenë pasqyrim i ekonomisë nuk e tjetërson dhe as e politizon sportin !
Cilado palë që e bën shkel karakterin olimpik dhe sensin humanitar të sportit, faktin që frymëzon miqësine dhe humanizmin, pasi sporti i ka shërbyer dhe shërben si ambasador i paqes ndërmjet popujve !
Të bësh politike në kushtet e situatave të acaruar kërkon qetësi, maturi, të mposhtësh emocionet, si dhe të shohësh larg dhe përpara në perspective, sigurisht në të mirë të popujve dhe në radhë të parë të popullit tend. Në këtë konteks edhe kryeministri ynë nuk duhet ta kushtëzojë vizitën as nga presioni apo sugjerimi i faktorëve të jashtëm, por as nga dyzimi që i bëhet kësaj vizite nga ndonje politikan serb, por të bëhet nga ato detyrime që burojnë nga politika jonë, nga detyrimet ndaj popullit të vet.
Në rast se vizita kushtëzohet nga pala serbe, s’mund të kërkohet me ngulm kjo vizitë. Në rast se kjo vizitë ofrohet nga pala serbe edhe mund të shkohet, por me mendjen top, me kurajon kombëtare për t’ia thënë në sy partnereve serbe të vërtetat e hidhura, qëndrimet antishqiptare të qerqeve shoviniste brenda serbisë dhe nevojën e masave ndaj tyre.
Fqinjësia e mirë, u duhet thënë hapataz pushtetareve serbe. Nuk ndërtohet me orekse shoviniste dhe ekspasioniste, me pretendime dhe ëndrra boshe.
Në rast se shkohet dhe mbahet qendrim parimor, i papajtueshëm me slloganet shoviniste, me zë të qartë dhe me bindje të palëkundura se, me ndienjat dhe simbolet e popullit tone nuk luhet, atëherë le të shkohet. Por, në se kanë kaq këllqe që të jenë ata që duhet të jenë, kryelartë dhe kurrë kokëulur!
Le të shpresojmë se dinjiteti historik i shqiptarit, nuk do të dobësohet, por do triumfojë !