Potami: Kerkojme te dime sa para ka marre Greqia nga Evropa për refugjatët ?

Emigracioni Greqi

Per nje transparence lidhur me fondet e BE per refugjatet ka kerkuar kreu i partise parlamentare “Potami” Stavros Theodorakis, duke theksuar qe partia Potami duhet të dijë se cila është shuma totale që Greqia ka marrë deri tani nga BE, për t’u perballuar me refugjatet dhe sa përqindje të këtyre parave janë marre.

Ministrave përgjegjës u kërkohet t’u përgjigjen një numri pyetjesh në lidhje me shumën totale të fondeve evropiane dhe mënyrën se si menaxhohen ato, procedurat me të cilat shqyrtohen autoritetet publike dhe OJQ-të dhe kërkojnë të dhëna për kontrollet që janë kryer. Partia Potami i bën thirrje qe kontratat midis shtetit grek dhe kontraktorëve që kanë ndërmarrë projekte që kanë të bëjnë me refugjatin, si dhe çdo nënkontratë te behet publike.

Eshte hera e pare qe nje politikan ne Greqi kerkon transparence per fondet qe jep Evropa per menaxhimin e refugjateve ne kete vend, qe tashme eshte kthyer ne nje magazinim e ketyre njerezve te kercenuar nga lufta…