Presidenti Halili lëshon dorën, shifër e majme për derbin e kryeqytetit

Futboll Sporti

Derbi është kryefjala e këtyre ditëve në vendin tonë. Dy skuadrat kryeqytetase do të sfidojnë njëra-tjetrën në duelin që do të vendosë edhe fatet e titullit. Tirana vjen në këtë pëballje si lidere e kampionatit me 59 pikë, ndërsa Partizani e ndjek nga pas me 57 pikë.

Një përballje shumë e rëndësishme dhe te bardheblutë nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë, ndërsa synim kanë vetëm fitoren. Për të motivuar lojtarët ka menduar presidenti Refik Halili, i cili siç e ka bërë “zakon” shpërndarë premio në ndeshje të tilla.

Sipas informacioneve të siguruara nga “Newsport.al” bëhet e ditur se plot 50 mijë euro do të marrin kampionët aktualë nëse arrijntë të “shtypin” kokën e rivalëve të kryeqytetit. Kjo shumë do iu shpërndahet lojtarëve dhe stafit. Një shifër e majme kjo nga kreu i bardhebluve, i cili ka “lëshuar” dorën dhe fitorja ndaj demave “vlen” 50 mijë euro. Presidenti e ka kryer punën e tij, tashmë mbetet që lojtarët të bëjnë siç duhet “detyrat” ditën e mërkurë në orën 18:30 në “Air Albania”.