Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti përfaqësues të Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

881

pres-nishani-takim-1

Presidenca.al / Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim përfaqësues të Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, të kryesuar nga zoti Etmond Guri.

Gjatë një bashkëbisedimi të hapur, Presidenti Nishani dhe përfaqësuesit eFederatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi shkëmbyen mendime për çështje të prekshme të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi, si arsimi, problemi i toponimeve, punësimi, përfitimi i pensioneve, integrimi i të riatdhesuarve për shkak të krizës ekonomike, respektimi i të drejtave të emigrantëve, si edhe mbi atë çfarë shteti shqiptar mund të bëjë qoftë menisma të njëanshme ose në bashkëpunim me shtetin grek.

Presidenti i Republikës në ndërhyrjen e tij u shpreh se institucionet e shtetit shqiptar kanë treguar vëmendje ndaj problemeve që lidhen me emigracionin në Greqi dhe në vende të tjera, duke shtuar se nisur nga problemet e ngritura, duhet një angazhim më i madh i këtyre institucioneve, për t’iu përgjigjur sfidave që lidhen me respektimin e të drejtave të emigrantëve që nga trashëgimia e gjuhës, kulturës e deri te integrimi në vendet ku ata jetojnë.

Kreu i Shtetit vlerësoi mikpritjen e popullit grek ndaj emigrantëve shqiptarë dhe në këtë frymë shprehu bindjen se institucionet e shtetit grek do të shtojnë angazhimin e tyre për integrimin e mëtejshëm të emigrantëve shqiptarë në shoqërinë greke dhe respektimin e të drejtave të tyre.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Federatës së Shoqatave Shqiptare pasi e falenderuan Presidentin Nishani për ndjeshmërinë e treguar ndaj problemeve që lidhen me emigracionin shqiptar në Greqi dhe zgjidhjen e tyre, u shprehën se realizimi i kërkesave dhe pretendimeve të tyre kërkon më shumë angazhim nga institucionet e të dy shteteve dhe shprehën bindjen se me vullnet të përbashkët këto probleme do të gjejnë zgjidhje. Gjithashtu, përfaqësuesit e Federatës kërkuan që t’u mundësohet respektimi i të drejtës së tyre për të votuar në Shqipëri.

Presidenti Nishani dhe përfaqësuesit e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi u shprehën në favor të vazhdimit të kontakteve të bashkëpunimit për t’i kontribuar njohjes dhe zgjidhjes së problemeve dhe për t’i shërbyer forcimit të miqësisë dhe marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona.

pres-nishani-takim-41

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: