Prezantohet “E-Konsullata”, Rama : një lehtësim për emigrantët shqiptarë

Emigracioni

rama per konsullatat

Dje gjatë prezantimit të Konsullatës Digjitale, një simotër e Komisariatit Digjital, që e sjell konsullatën në xhepin e çdo shtetasi shqiptar kudo që jeton nëpër botë!

Me aplikacionin e ri E-Konsullata në telefonin celular s’ka më nevojë të shkosh fizikisht deri ne zyrën konsullore, duke bërë rrugëtime me orë e kilometra të tëra për të marrë një informacion, apo për të bërë një aplikim të thjeshtë. Po ashtu një numër i konsiderueshëm shërbimesh konsullore, përjashto shërbime shumë specifike, si për shembull pajisja me pasaportë, për të cilën është e domosdoshme prania fizike për marrjen e shenjave të gishtave, do të jepen përmes Konsullatës Digjitale brenda vjeshtës së këtij viti.

Shërbimet konsullore online do të jenë FALAS 🙂

E gjjthë ajo humbje kohe e stres i shoqëruar me shpenzime financiare, për mijëra shtetas shqiptarë nëpër botë çdo muaj, merr fund me Konsullatën Digjitale👍

E-konsullata është një hap i madh në rrugën e modernizimit të të gjithë sistemit tonë të shërbimit të jashtëm shqiptar, që gjithashtu zeron korrupsionin e trashëguar në sportelet e konsullatave tona.

Me këtë hap, krijohet mundësia për të ndërvepruar shumë më shpejt me qytetarët shqiptarë edhe për projekt madhor të qeverisë, që është regjistrimi i plotë i të gjithë qytetarëve shqiptarë jashtë Shqipërisë, për të krijuar, më në fund, si çdo shtet normal, databazën e njerëzve që përbëjnë shtetin tonë. Të cilëve shteti ka detyrime të caktuara për t’u plotësuar, por që kanë edhe disa të drejta, që, për shkak se deri më sot janë të paregjistruar, nuk i ushtrojnë dot, duke filluar që nga e drejta elementare, e votimit në distancë, përfundon kryeministri në faqen e tij të Facebook-ut.