Problemi i refugjatëve shkakton mosmarrëveshje në Gjermani

Bota Emigracioni Kryesore

0,,18809034_303,00
Vala e refugjatëve ka shkaktuar frikë dhe kjo ndihet dhe në radhët e koalicionit qeverisës në Gjermani. Po a mund të dështojë ky koalicion prej krizës së refugjatëve?

Pegida demonstron kundër refugjatëve
Pegida demonstron kundër refugjatëve

Në Gjermani këto ditë ka shumë spekulime në lidhje me një dështim të koalicionit të madh mes CDU/CSU dhe SPD. Parë me një farë distance, situata është sikurse e përshkruan komentatori i gazetës polake “Gazeta Wyborcza”: “Kancelarja Merkel nuk mund t’i zhbëjë frikërat se gjermanët do të bëhen të huaj në vendin e tyre. Ndërkohë që nga një kancelare e partisë CDU pritet ngurtësi, forcim i kufijve dhe luftë për ruajtjen e identitetit gjerman”. Pikërisht këtë dëshiron kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer, landit që po mban barrën kryesore të refugjatëve.” Pjesë të bazës së partisë e akuzojnë kancelaren se ka tradhtuar parimet e demokristianëve.

Qindra-mijëra refugjatë kanë shkaktuar frikë dhe kjo ndihet dhe në radhët e koalicionit qeveritar. Deputetët shikojnë në zonat e tyre elektorale se ka vështirësi për strehimin e refugjatëve. Kjo ndikoi edhe në takimin e fundit të grupit parlamentar të CDU/CSU-së ku pati edhe protestë të hapur. Të martën e ardhshme do të zhvillohet një takim tjetër dhe thuhet se ka kërkesa që ta detyrojnë Merkelin t’i japë fund politikës së kufijve të hapur.

Pse bën presion partia bavareze CSU

Të dielën zhvillohet takimi i kryetarëve të partive, pra Angela Merkel, Horst Seehofer (CSU) und Sigmar Gabriel (SPD). Nga Bavaria kanë ardhur sinjale se CSU do të tërheqë ministrat nga koalicioni. Mosmarrëveshje mes CSU dhe CDU ka pasur gjithmonë. Por tani kryetari i CSU-së, Horst Seehofer, po përdor fjalorin e populistëve të djathtë se ka frikë se elektorati i tij mund të kalojë te partia populiste e djathtë AfD.

Bavaria po e përjeton rrymën e refugjatëve drejtpërdrejt, sepse shumica e refugjatëve hyjnë në Gjermani përmes kufirit Austri-Bavari. Bavaria është e organizuar mjaft mirë, por dalëngadalë ajo po arrin në limitet e saj, tha Gerda Hasselfeldt kryetarja e grupit të CSU-së në parlament

Politika për azilin – shumë probleme

Në fakt Merkeli arriti gjatë javëve të fundit forcimin e ligjit për azilin që ishte diskutuar për mjaft kohë, por që deri tani i mungonte shumica politike. Shumica e ligjit e ka origjinën tek CSU-ja.

0,,18785246_401,00

Megjithatë në Gjermani vazhdojnë të vijnë refugjatë. Tani po diskutohet për zona tranziti në kufi për seleksionimin e refugjatëve. Kjo do ta lehtësonte Bavarinë. Por SPD nuk është e bindur për këtë dhe kërkon një paketë investimesh ose ligj për lejimin e imigrimit.

A do të shprehet kancelarja Merkel për mbylljen e kufijve dhe kufizim të numrit të refugjatëve? Zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert tha se ka ende nevojë për bisedime. Javën e ardhshme do të zhvillohen bisedime me përfaqëues të landeve dhe të komunave. Aty mund të diskutohet edhe për vënien në jete të vendimeve të së dielës.

/DW