Prokuroria nis hetimet për akuzat e blerjes së votave në Korçë
Prokuroria më në fund ka lëshuar një urdhër për sekuestrimin e materialeve filmime të emisionit televiziv Fiks-Fare, mbi të cilat janë ngritur akuzat pak ditë më parë se shtabi i Partisë Socialiste në Korçë ka kryer pagesa nën dorë kundrejt votës për kandidatin e PS, z.Sotiraq Filo. Ekspertët pritet të ekzaminojnë vërtetësinë e materialeve filmike të siguruara nga emisioni “Fiks – Fare”. Sipas kryetarit të Partisë Socialiste në Korçë, Ilir Pendavinji, shtabi elektoral i PS-së nuk ka kryer blerje votash, por vetëm se ka ndihmuar studentët anëtarë të FRESSH, me pagesën e udhëtimit. Por mbi të gjitha Rama ende nuk po ndihet për këtë skandal, ku këtë radhe protagonistët jane vetë strukturat e tij të rrethit të Korçës.