Propozimi i Topit: Parlamenti i ri të jetë vetëm me 100 deputetë

1068

bamir-topi (1)
Në vijim të prezantimit të programit të saj, Partia Fryma e Re Demokratike ishte në qytetin e Rrogozhinës. I pranishëm në takim, kreu i FRD-së Bamir Topi tha se Rrogozhina është shembulli i qartë i premtimeve të pambajtura të qeverisë.

Akuza

“Rrogozhina, është shembulli i qartë i premtimeve të pambajtura të kryeministrit. Aksi kombëtar që kalon në Rrogozhinë është pjesë e korridorit të 8-të, i cili përdoret nga kryeministri në çdo vend, madje edhe si sukses, por gjendja e kësaj rruge për fat të keq është skandaloze. Është tashmë e padurueshme që në një zonë bujqësore si Rrogozhina, ose nuk prodhon askush, ose ata që arrijnë të prodhojnë nuk mund të gjejnë treg për të shitur prodhimet e tyre”, tha Topi.

Parlamenti

Duke iu referuar programit të FRD-së, Bamir Topi propozoi që parlamenti i ri të jetë me 100 deputetë, dhe rrogat e 40 deputetëve të tjerë të shkojnë në buxhetin e shtetit. “Kemi bërë propozimin që parlamenti të jetë me 100 deputetë dhe rrogat e 40 të tjerëve duhet të duhet të shkojnë në dobi të shtetit. Sot në kuvend kemi vetëm 20 deputetë që janë aktivë dhe bëjnë punën e tyre, pjesa tjetër janë kthyer në disa dorë ngritës të kryetarit sa herë që ai ka nevojë. Tani ka ardhur koha që të marrë fund dominimi i këtij pushteti cili ka marrë tiparet e monizmit me një kryeministër diktator”, deklaroi kreu i FRD-së, Bamir Topi. Sipas Topit, FRD ka mbështetës të shumtë në administratën shtetëroret cilët në zgjedhjet e 23 qershorit do të votojnë për këtë forcë. Në vijim kreu i FRD-së, u kërkoi të gjithë qytetarëve, të verifikojnë emrat e tyre në qendrat e votimit, për të shmangur manipulimet. “FRD ka shumë dashamirës në administratën shtetërore të cilët i falënderojmë për mbështetjen që na japin në heshtje dhe do t’i falënderojmë më shumë më 23 qershor kur këta persona do të votojnë për FRD-në”, deklaroi Topi. Ndërsa nënkryetarja e FRD-së, Valbona Duri duke prezantuar FRD-së si një parti me frymë dhe vizion të ri në politikën shqiptare, tha se programi i kësaj force politike do të jetë në funksion të qytetarit dhe në mbrojtje të pronës dhe individit. “Fryma e Re Demokratike është forca e vetme politike në vend që garanton një shtet dhe demokraci funksionale në dobi të qytetarëve dhe zgjidhjes së problemeve të tyre”, tha Duri.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: