Protesta, pezullon 4 punonjës policie

929

ndergjegjesimi ne focus

Ndërgjegjësohet policia më në fund!  Drejtoria e Policisё sё Qarkut Tiranё zhvilloi analizё tё plotё pёr tubimin e zhvilluar dje, si dhe tё veprimeve tё kryera nga strukturat policore. Nga analiza rezultoi se veprime tё disa punonjёsve tё policisё kanё qenё jo korrekte dhe nё shkelje tё procedurave standarde tё veprimit pёr menaxhimin e tubimeve.

“Pёr kёtё arsye u mor masa e pezullimit paraprak nga detyra pёr katёr punonjёs policie, pasi kanё vepruar nё kundёrshtim me procedurat standarde tё miratuara pёr menaxhimin e tubimeve. Rasti i bёrё publik nga gazetari Armand Bajrami po shqyrtohet me seriozitet dhe po merren masat pёrkatёse pёr veprimet jo etike, jo prefesionale dhe nё kundёrshtim me ligjin tё punonjёsve tё policisё. Njёherazi nga Policia e Qarkut Tiranё ёshtё komunikuar dhe i ёshtё kёrkuar ndjesё gazetarit pёr çdo veprim aprofesional. Policia e Tiranёs bёn edhe njё herё thirrje protestuesve pёr pёrmbajtje dhe respektim tё ligjit.

Policia e Tiranёs siguron gjithё qytetarёt se nё pёrputhje me Kushtetutёn dhe ligjet nё fuqi do tё respektojё çdo kёrkesё pёr tubime paqёsore dhe do tё marrё masa pёr mbarёvajtjen e tyre, njёherazi u kёrkon qytetarёve qё tё respektojnё kёrkesat ligjore pёr zhvillimin e tubimeve. Njёkohёsisht, Policia e Tiranёs mbetet e pёrkushtuar pёr tё garantuar siguri pёr qytetarёt dhe standartet mё tё larta nё shёrbim ndaj qytetarёve dhe shoqёrisё”- thuhet në deklaratë.

Didi takohet me drejtues të strukturave

Drejtori i Pёrgjithshёm i Policisë së Shtetit, Z.Artan Didi, gjatё ditës sё sotme, zhvilloi njё takim me drejtues tё strukturave tё Drejtorisё sё Policisё sё Qarkut Tiranё. Gjatё këtij takimi u zhvillua njё analizё e plotё dhe e hollёsishme e masave tё marra nga kjo Drejtori pёr garantimin e sigurisё publike para, gjatё dhe pas zhvillimit tё tubimit, si dhe tё veprimeve tё kryera nga strukturat e policisё pёr menaxhimin e këtij tubimi.

Nё fokus tё takimit tё zhvilluar me drejtuesit e tё gjitha strukturave tё Policisё sё Qarkut Tiranё ishte nxjerrja e pёrgjegjёsive tё çdonjërit prej punonjësve tё policisё nё nivel menaxherial dhe operacional, lidhur me veprimet jo korrekte dhe nё shkelje tё procedurave standarde pёr menaxhimin e tubimeve tё disa prej punonjësve tё policisё sё këtij qarku. Pёr çdo shkelje tё konstatuar ndaj pёrgjegjёsve do tё merren masat pёrkatёse konform Ligjit Pёr Policinё e Shtetit dhe Rregullores sё Disiplinёs sё Policisё sё Shtetit. Policia e Shtetit, ёshtё nё shërbim tё qytetarёve, pёr garantimin e sigurisё publike nё respekt tё plotё tё lirive dhe tё drejtave tё njeriut dhe nё asnjë rast nuk do tё tolerohen sjellje apo veprime tё punonjësve tё policisё qё bien ndesh me ligjin dhe me vetё misionin e Policisё sё Shtetit. Njёherazi Policia e Shtetit u kërkon qytetarёve tё respektojnë kërkesat ligjore lidhur me tubimet.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: