PS prezanton strategjinë ekonomike

766

Edi-Rama-Pas një konsultimi të gjerë me rreth 5 mijë biznese në vend, Partia Socialiste në tryezë me përfaqesues të biznesit ka prezantuar propozimet ekonomike, që do të zbatojë menjëherë pas 23 qershorit. Kryetari Edi Rama tha se Qeveria e tij do te ndryshoje sistemin aktual fiskal, duke hequr barren e taksimit te sheshte dhe duke aplikuar taksimin progresiv, per te cilin sqaroi edhe se si do të aplikohet. “Ne do ta vendosim në bazën e sistemit, qoftë mbi të ardhurat, qoftë mbi fitimin e kompanive, por me një ndryshim që dëshiroj të gjithë ta dëgjojnë me vëmendje. Taksim i ndershëm si taksë progresive, e artikuluar në shkallë, bazuar në të ardhurat personale, do të aplikohet vetëm për të ardhurat personale. Ndërkohë që ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël dhe do të aplikojmë një taksim të ndershëm në dy nivele, duke ndarë biznesin e vogël me ndërmarrjet. Për taksimin e ndërmarrjeve dëshiroj t’ju siguroj se ai do të jetë në një nivel, ai do të jetë në këtë nivel që është deri në fund të 2013 dhe në fund të këtij viti ne do të ulemi bashkarisht dhe do të diskutojmë bashkarisht mbi një parim që unë dëshiroj të mbështetet e gjithë qeverisja jonë e ekonomisë, parimin që ky është Atdheu ynë i përbashkët, kjo është sfida jonë e përbashkët, këtu kemi detyrime të përbashkëta dhe jemi palë komplementare”, tha Rama. Masa e dyte fiskale e qeverise socialiste do të jetë heqja e references doganore.
“Referencat janë bërë lak në fytin e sipërmarrjes, një lak që shtrëngohet përditë duke krijuar një klimë tërësisht represive ndaj biznesit”, tha Rama.
Kryetari i opozites beri nje prezantim te gjate te konstatimeve per situaten e biznesit sot, i shantazhuar dhe nen presionin e Qeverise, me gjoba qe shkojne deri ne 350 %, tha Rama. Kjo situate, u zotua kreu i opozites do  te marre fund njehere e pergjithmone, pasi partneriteti me biznesin do te jete ne themel te marredhenies se re qe qeveria do te vendose me te.Kryetari i opozites u zotua t’i jape fund monopoleve mbytese, zhberjen e koncensioneve qe nuk zbatojne kontratat me shtetin dhe mbeshtetje per ata qe i qendrojne strikt atyre. Perfaqesusit e bisnesit ne tryeze pergezuan, siç thane, hartimin e te parit program ekonomik serioz qe nje force politike ben ne prag te zgjedhjeve.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: