Mediat vendase kanë publikuar edhe letren që shqiptari i kishte dhënë kryegardianit të burgut Jorgos Tcironis, më përpara se të kryente vrasjen. Konkretisht gazeta e sotme “Vima tis Kiriakis” thekson se i burgosuri shqiptar ka qene ne emocion të madh dhe ndjehej i pakënaqur në lidhje me jeten që ai humbi në burg, ndërsa është i vendosur për të vrarë ndonjë prej tyre që mban përgjegjësi për këtë pakënaqësi të tij.
Letra:
Drejtuar drejtuesit të burgut të Malandrinos
Më mbani këtu brenda në burg për kaq kohë të gjatë, kaq shumë vite vetëm për vjedhje, pa vrarë dikë, pse ? Pse nuk më lejoni të shkoj në shtëpinë time për të gjetur nënën time të gjallë, pse? Pse nuk e latë që ndërtoja dhe unë një familje, pse ? Jam këtu brenda që në vitin 1997 dhe nuk u ngopët me aq shumë vite nga jeta ime? Në letër duken qartë edhe disa pika gjaku të gardianit të vrarë…
Deri tani kam hequr dënimin me burgim të rëndë dhe 4 vjet me punë. Me gabimin që unë kam bërë unë nuk meritoja kaq shumë vite dhe ende vazhdoni të më mbani, pse? Pse tani duhet domosdoshmërisht të marrë dhe unë vete një jetë nga ju … Pse më morët mua të gjithë jetën time, pse pse … . pse? “