PSG, 48 euro milion për Januzaj

793

Januzaj ne focus

Paris Saint Germain po insiston për  ta transferuar Adnan Januzajn. Klubi Parisien është i gatshëm të shpenzoj 48 milion euro për talentin e Manchester Unitedit, ndërsa skuadra e Paris Saint Germain nuk e ka ndërmend të heq dorë për futbollistin  Adnan Januzaj. Kampioni i Francës është i gatshëm t’i shpenzoj 48 milion euro për talentin e Manchester Unitedit, publikon “Football Direct News”.

Publikohet se pronari i PSG-së, Nasser Al Khelaifi do të mundohet ta josh Januzajn, gjatë afatit kalimtar të verës, duke e shfrytëzuar formën e dobët të skuadrës së Manchester Unitedit. Kurse, ekipi francez gjatë afatit kalimtar të janarit kishte ofruar 15 milion funte për talentin kosovar. Por, ofertë që ishte refuzuar menjëherë nga Manchester Unitedit. Por, PSG nuk është ekipi i vetëm që ka shfaqur interesim për Januzajn. Talentin kosovar e pëlqejnë skuadra të mëdha si: Barcelona, Real Madrid, Juventus dhe Bayern Munich. Januza, i cili këtë sezon ka shkëlqyer në Premierligë, vitin e kaluar e kishte vazhduar kontratën me Manchster Unitedin deri në vitin 2018.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: