Qeveria e re nje nje borxh nga FMN-ja prej 1.3 miliarde euro

 

borxhi-borxhi

Shqiperia sa vjen dhe po zhytet ne borxhe te tjera. Ende pa shlyer borxhet e viteve 1991 dhe 1997 me Greqine, tashme eshte qeveria e re qe ka kerkuar nje pakete ndihme prej 1.3 miliarde euro. Kjo kerkese e bere ndermjet kreu socialist dhe FMN –se ne peag te fushates elektoriale ne Shkoder. Kjo kredi me interesa ndoshta nga me te ultat do te jepej ne rast se socilaistet do te vinin ne fuqi, ku dhe do te rivendoseshin perseri marrredheniet me FMN, te cilat ishin nderprere nga kryeministri Sali Berisha

Mesohet se kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar bisedime me përfaqësues të FMN-së, duke i siguruar se pas marrjes së pushtetit, do të rivendosë marrëdhëniet e saj me Shqipërinë, e cila u ndërpre ne vitin 2009 nga kryeministri Sali Berisha.

Në vitin 2009, agjencia Reuters kishte kerkuar një koment nga ana e kryeministrit Sali Berisha si dhe nga kreu i opozitës Edi Rama lidhur me praninë e FMN-së ne Shqiperi. Z. Berisha në atë kohë kishte theksuar se: “FMN-ja frikëson bizneset”, ndërsa zoti Rama i kishte thënë se: “kur kur te marrë pushtetin do të ripërtërirë marrëveshjen e bashkëpunimit me FMN.” Një vit më vonë, zoti Berisha ka anuluar marrëveshjen e bashkëpunimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar.  Kryeministri i Shqipërisë tha në atë kohë se “propozimi i FMN-së është e papranueshme.”

Në kompesim, FMN-ja do të jape 1.3 miliardë dollarë për Shqipërinë si nje pakete asistencë me afatgjate dhe me interesite ulet të kredive dhe ndihmave financiare për të reduktuar borxhin me interes të lartë që ka akumuluar deri me sot. Qeveria shqiptare akumulon borxhin shtesë prej rreth 500 milionë dollarë në vit për të paguar interes mbi borxhet e mëparshme, nje shume kjo e mjaftueshme për të ndërtuar një autostradë të re nga Shkodra në Vlorë. Me ndihmën e FMN-së, borxhi mund të reduktohet me rreth  200 milion$ dollarë në vit, e cila mund të përdoret për rrugët, shkollat, etj