Qeveria i shpërblen emigrantët me rritjen e çmimit të pasaportës

Korrupsion Kryesore

pasaportat -korrupsion

Emigrantët të disikriminuar edhe në pajisjen me pasaporta biometrike.

Komuniteti i emigrantëve shqiptar të disikriminuar nga shteti amë edhe në aspektin e pajisjes së pasaportave biometrike, duke i shkundur mirë nga paratë, një diskriminim ku nuk i shkon përshtat kësaj qeverie që erdhi në pushtet në sajë të votës së tyre. Në krahasim me vendin amë,  këta duhet të paguajnë 4-5 herë më shumë në konsullatat shqiptare në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Nëse kjo nuk përbën një padrejtësi atëherë si mund ta quajmë?Dihet që procesi i pajisjeve të  pasaportave u dha me koncesion kompanisë Aleat SHPK, që ishte një filial i kompanisë franceze Morpho S.A., e cila ishte vetë ishte filial i kompanisë Safran, një nga kompanitë përbërëse të kompleksit industrial-ushtarak francez. Në Shqipëri firma më shumë njihet si Aleat-Safran-Sagem.

Një kompani që fitoi tenderin dhe detyroi emigrantët dhe mbarë popullin të fusë dorën akoma më thellë në xhep, por që dëmtoi arkën e shtetit me milionë dollarë.

Çmimi prej 50 euro për nxjerrjen e një pasaporte biometrike është i lartë për xhepin e qytetarit shqiptar, duke marrë parasysh standardin e ulët të jetesës dhe gjendjen e vështirë ekonomike. Por, për atë që dëshiron për të udhëtuar në vendet e BE-së,  për një pushim apo biznes, jashtë Evropës, patjetër i nevojitet një pasaportë. Ky dokument, për fat të keq, për ne emigrantët shqiptarët që jetojmë në vendet e Evropës, është nga më të shtrenjtët nga ana ekonomike, duke mos bërë asnjë ndryshim në pagesë lidhur me moshën. Shqipëria rendite kampinonë në çmimet e pagesës për pajisjen me pasaportë biometrike duke lënë pas vendet më të mëdha me ekonomi më të zhvilluar se sa vendi ynë i varfër. Një herë në katër vjet çdo qeveri qe vjen në Shqipëri ndrron dhe ngreh çmimet e pasaportave si ti vijë më mbarë, duke pasuruar gjithnjë e më shumë kompanite e huaja që kanë fituar tenderin për këtë proçes…

Por emigrantët nuk i përkasin kësaj kategorisë së biznesit, as të turizmit, por ata i përkasin komunitetit të emigracionit që për shtetin shqiptar nuk ka asnjë rëndësi.

Emigrantëve tanë të kudondodhur u kërkohet të fusin dorën gjithnjë e më thellë në xhepat e tyre, kjo falë meritës së shtetit shqiptar. Një shëmbull konkret u pa edhe me ardhjen e qeverisë RILINDJA, e cila më 1 Janar të 2015, bëri një rritje të theksuar në çmimin e pasaportave për emigrantët e saj, duke favorizuar gjithnjë e më shumë kompanitë e huaja dhe dëmtuar xhepat e emigrantëve.

Emigrantët shqiptarë paguajnë tre-katër herë më shumë se në Shqipëri

Ndërsa çmimi i pasaportave biometrikenë Shqipëri, u rit në 7. 500 lekë nga 6. 000 lekë që ishte më parë, afërsisht e barabartë me 50 euro, ndërsa për emigrantët e kudondodhur çmimi për pasaporta u rrit në 4-5 herë. Konkretisht, shqiptarët që jetojnë në Itali dhe Greqi do të t’u duhet të paguajnë 130 euro për pasaportën, SHBA  240 dollar, Belgjikë, 160 euro , 144 paund , Zvicër  204 franga .

Ja sa kushton pasaporta biometrike në disa vende të Evropës

Në disa nga këto vende cmimet e pasaportës janë të ndarë në grupmosha, ndryshe nga ajo që ndodh në Shqipëri. Kështu pasaportat e fëmijëve nën moshën 12 vjeç, apo deri në 24 vjeç kanë çmime më të ulta se ato të grupmoshës mbi 24 vjeç e lart. Këtu shikojmë se çmimet e pasaportave në këto vende janë dy-tre herë më të ulta se ato qe paguajnë emigrantët tanë në konsullatat e tyre shqiptare.

  • Kosova 50 euro
  • Greqia 45 euro
  • Bullgari 50 euro
  • Gjermania 59 euro.
  • Itali 116 euro
  • Spanjë 98.5 euro
  • France 86 euro
  • Turqi 138 lira etj