Qeveritë shqiptare gjithmonë Anti-shqiptare

Emigracioni

vladimiri portret 1VLADIMIR KOSTURI / Qeveria shqiptare është qeveri kukull dhe gjithmonë ka vepruar dhe vepron kundër qytetarëve të saj emigrantë. Qeveritë të vendeve europiane shumë herë për të aplikuar politikat represive kundër emigrantëve gjejnë pengesa në anën proceduriale të ligjit. Në Qershor të vitit 2000 në saj të protestave të vazhdueshme të emigrantëve npë Itali me pjesmarrjen nga e gjithë bota, qeveria italiane u detyrua të rishqyrtojë kërkesat e 70 mijë emigrantëve për leje-qëndrimi, ku rreth 7 mijë ishin me kombësi shqiptare. Qeveria italiane nuk kishte ndonjë dëshirë të madhe që të pajiste me leje qendrimi emigrantët dhe sajonte kurthe proceduriale nga më të ndryshmet. Për të mos pranuar kërkesat e 7mijë emigrantëve shqiptarë, qeveria italiane rekrutoi ish ministrin e Jashtëm Paskal MILO, që të bënte një kërkese ku shkruhej se, 7 mijë shqiptarë kishin riprodhuar çertifikata fallso.

Me kujtohet ato dite të Qershorit të nxehtë të vitit 2000 ku gjatë mbledhjeve në Ministrinë e Brëndshme italiane që thuhej në mënyrë të përsëritur fraza: “Nuk mund të shqyrtojmë kërkesat e 7 mijë shqiptarëve që të mos e bëjmë një gjë të tillë…” (thënë nga drejtori i përgjithshëm i emigracionit në Itali z. Luigi MONE, si dhe nga Prefekti i Përgjithshëm të Italisë z. Alessandro PANSA, kjo dhe publikuar edhe në faqet e  shtypit).

Edhe pse shqiptarët e kanë të vështirë ta besojnë se letra e “zezë” e z. Paskal Milo u shfuqizua në sajë të presionit të “Shoqatës Iliria”, ato ditë të Qershorit të vitit 2000 pati edhe incidente midis emigrantëve dhe punonjësve të Ambasades Shqiptare për shkak të letrës së Paskal MILOS, aq sa konsulli shqiptar u dhunua fizikisht prej emigrantëve.

Më 18 Qershor të vitit 2000, Kuestori i Romës z. Luigi Di MAIO merr inisjativën për rishqyrtimin e kërkesave të shqiptareve ku më pas edhe situata u zhbllokua.

Qeveria buratine shqiptare vazhdon të njëjtën politikë kundër emigrantëve. Ato pak të drejta që garantojnë ligjet europiane janë shkelur dhe po shkelen nëpërmjet marrëveshjeve me qeverinë shqiptare.

Sot qeveria gjermane e ka të vështirë nga ana proceduriale dhe ligjore të largojë me force shqiptarët, sepse nuk janë clandestine, port ë pa rregullt, si dhe për këtë po përdoret buratini i z. Sajmir Tahiri, që pranon me zell të firmosë çfardo llojë marrëveshje kundër emigrantëve shqiptarë. Gjithashtu, përpara avokatëve apo shoqatave, qeveria gjermane do të justifikohet : “I ktheva me force shqiptarët, sepse e kërkoi në rrugë zyrtare Qeveria Shqiptare”.

Fatkeqësisht, kjo është e vërteta dhe jo përrallat demagogjike të ministrit Sajmir Tahirit dhe të kryeministrit Edi Rama

skandali 1