Rama: 126 shkolla të rindërtuara me standarde të reja cilësie për nxënësit

Aktualitet

rama- rindertuam 126 shkollaKryeministri Edi Rama informoi të dielën se “janë 126 shkolla të ndërtuara e rindërtuara me financim nga Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane e me standarde të reja cilësie për nxënësit”.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama shprehet se “plot prej tyre janë pjesë e programit Shkolla Qendër Komunitare, ku aktiviteti vijon edhe përtej orës së mësimit, falë infrastrukturës së re sportive apo kurseve e aktiviteteve të ndryshme, që përshijnë edhe prindër dhe komunitetin”.

“Ky shembull kuptimplotë është shkolla e mesme e përgjithshme, “Janaq Kilica”, tradicionalisht emblema e arsimit në Fier. E cila tanimë e rilindur pas një degradimi të gjatë, do të hapë dyert e saj në shtator për mijëra nxënës”, shkruan Rama. /m.m/