Rama apelon për vetëpërmbajtje të qeverisë në detyrë

rama555
Grupi kuvendor i Partisë Socialiste u mblodh sot për herë të parë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Kryesocialisti Edi Rama, i cili kryeson listën e deputetëve në qarkun e Vlorës, duke folur në këtë mbledhje, u përqendrua tek prioritetet e qeverisë së re, për të rimëkëmbur sa më parë shtetin, sipas tij të rrënuar nga qeverisja 8-vjecare e së djathtës. Në fillim të fjalës së tij, Rama i bëri thirrje kryeministrit aktual për vetëpërmbajtje dhe përgjegjshmëri ndaj interesave të publikut, ku konkretisht i kërkoi “të mos abuzojë me financat publike dhe me pasurinë kombëtare si dhe të frenojnë vendimet për tendera, privatizime dhe koncensione”.
“Duhet të kaloni në opozitë si humbës normal dhe jo të qeverisni si fitues imagjinarë”, iu drejtua Rama qeverisë në detyrë.
Ndërkaq, ai u bëri thirrje edhe sipërmarrësve të huaj “të mos përfshihen në asnjë vendimarrje me këtë qeveri fantazmë”