Plot dy ditë ka zgjatur mbledhja e parë e qeverisë “Rama”. Përfundimin e mbledhjes e ka bërë të ditur vetë kryeministri i zgjedhur, Edi Rama nëpërmjet një postimin në rrjetin social Twitter. Ky takim i kabinetit të ri u zhvillua pa praninë e mediave, ndërkohë që mësohet se në të u diskutua mbi hapat e parë që do të ndjek qeveria e re.
Mbledhja
Sipas burimeve në mbledhje u ra dakord që të gjithë ministrat të përgatisin programin e tyre qeverisës, program i cili duhet të jetë gati me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Përgjatë mbledhjes së zhvilluar ministrat bën të ditur propozimet e tyre për 300 ditët e para të qeverisjes, ndërsa kërkuan më tepër kohë për t’u njohur me situatën e dikastereve që ata do të drejtojnë. Po sipas të njëjtave burime mësohet se Rama u ka kërkuar ministrave që të punojnë si grup duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Ndërkohë pas përfundimit të mbledhjes, në rrjetin social Twitter Rama shkruajti: “Detyrat janë tonat, pushteti i popullit”.
Takimi me vendorët
Ndërkohë pas përfundimit të takimit me ministrat e rinj të qeverisë, kryeministri i zgjedhur zhvilloi një takim me drejtuesit lokalë të së majtës dhe deputetët socialistë të qarkut të Vlorës. Edhe ky takim i Ramës u zhvillua pa praninë e mediave ndërkohë që mësohet se në qendër të diskutimeve ishte ndërtimet e bëra përgjatë bregdetit. Në këtë pikë Rama ka kërkuar nga vendorët një bashkëpunim të ngushtë me pushtetin qendror. Ndërkohë mësohet gjithashtu se Rama paralajmëroi vendorët se askush nuk duhet të pretendojë të punësojë miq, ndërsa ka theksuar që asnjë të mos punësohet pa kaluar në konkurse. Në fund të takimit se kryeministri i ardhshëm i ka porositur krerët vendorë që të mbyllin projektet për zhvillim, pasi shumë shpjet do të nisë puna.