Rama: Fshati në mjerim

906

edirama3
Në takim me banorë të tre komunave në Dibër, ku kryetari i PS-së Edi Rama ka vijuar prezantimin e programit për një Rilindje Shqiptare, është theksuar gjendja e vështirë në të cilën gjendet sot fshati.

Në bashkëbisedim me banorë të Maqellarës, Muhurit dhe Kastriotit, kryesocialisti riktheu në vëmendje të tyre premtimet elektorale të PD-së, që sipas tij jo vetëm që nuk u realizuan, por ndodhi pikërisht e kundërta.

“Sali Berisha iu tha 4 vite përpara apo 8 vite përpara, se do t’jua bënte naftën 400 lekë, por vetëm taksën e naftës e bëri 800 lekë. Jemi të dytët në Europë për sasi uji në raport me territorin dhe nuk kemi ujë për të vaditur tokat dhe nuk kemi ujë për të pirë në pjesë të tëra të vendit. Ky është një turp”, tha Rama.

Kryetari i opozites tha se jo vetem paaftesia dhe korrupsioni, por edhe qellimi i  keq i Qeverise i ka lene ne kushte te mesjetes fshatin veçanerisht ato zona qe votojne PD-së.”Pjesa që i jep Partisë Demokratike votat më me shumicë është pjesa më e varfër, më e braktisur, më e shkatërruar. Si ka mundësi kjo? Sepse ashtu i duheni Partisë Demokratike, i duheni të papunë, i duheni të uritur, i duheni sot për sot. Ata nuk i shikojnë njerëzit e këtij vendi si njerëz, i shohin si zgjedhës”, tha Rama.

Kreu i opozites konsideroi te turpshem faktin sesi vendi yne nder me te pasurit me burime ujore, vuan mungesen e tij ne bujqesi dhe jo vetem. Sistemi ujites, tha Rama, eshte parashikuar ne programin e PS-së me nje buxhet me vete, duke u angazhuar personalisht per te ndihmuar zhvillimin e bujqesise dhe jetesen ne fshat.”Kushtet që janë sot duket sikur jemi në mesjetë jo në shekullin e 21-të në mes të Europës. Unë do të jem mbrojtësi më i flaktë dhe mbështetësi më i fuqishëm i çdo shqiptari që jeton në fshat dhe që do të jetojë me punën e ndershme”, tha Rama.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: