Rama: Kur ha një milion shuplaka, o të vijnë, o të ikin mendtë

675

 

rama6666Kryeministri  aktual, Edi Rama, duke folur pas fjalimit të kryeministrit në largim, Sali Berisha, tha se: “kur ha një milion shuplaka, o të vijnë, o të ikin mendtë aq larg, sa duhet vite për t’i kapë”.

 Rama tha se së fundmi është vetë INSTAT që provon atë që kanë thënë ata në fushatë elektorale.

 “INSTAT sapo ka publikuar një dokument shumë interesant për këtë diskutim. Dokumenti thotë se në katër vitet e fundit varfëria nuk është tkurrur, por është shtrirë më shumë,” tha Rama. Kryeministri i mandatuar tha se ai nuk do e përdorë kurrë të drejtën e fjalës në Kuvend për të fyer.

 “Për aq vite sa do drejtoj, sa herë do marr fjalën në këtë sallë, personalja, fisi dhe fara nuk do jenë pjesë e fjalës sime. Por ama, nga ana tjetër, sa më parë ta fshijnë nga mendja iluzionin se do ju kursej për të pabërat e lebetitshme të qeverisjes suaj,” tha Rama.  Sërish Rama përdori një batutë për të thënë se opozita nuk e di ku e ka kokën. Ai tha se opozita e ka një kokë në sallë, duke iu referuar Berishës, një kokë në SHQUP, duke iu referuar Bashës, por foli edhe për një kokë tjetër, e cila sipas tij e vërdallos opozitën si të dojë. Rama tha se atyre nuk u intereson koka e opozitës, por ata do ngrenë kokën e Shqipërisë.

 “Opozita e sotme është e lirë të zgjedhë të mos hapë sytë nga “obobo ç’na panë sytë në kutitë e votimit”. Ju gënjyet se nuk e morët programin edhe pse nuk ishte 1 prilli. I thatë, ç’nuk i thatë qeverisë, por programit të qeverisë asgjë nuk i thatë, sepse ka kohë që nuk e dini se çfarë është një program qeverie që i paraqitët Kuvendit,” tha Rama.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: