Rama: Unë si Papandreu? Mos u mprehni kot për katastrofën e vendit…

844

Kryeministri Edi Rama në përfundim të diskutimeve për programin, është ndaluar edhe tek krahasimi që bën opozita mes atij dhe dështimit të Papandreut. Sipas Ramës, nëse e krahësojnë me Papandreun, atëherë duhet të pranojnë që e e kanë lënë Shqipërinë në një situatë të vështirë. Megjithatë, Rama ka thënë se demokratët nuk duhet të mrepehn kot për katastrofën e vendit, pasi do bëjë atë që bëri me tiranën.

“Po u bë një krahasim i tillë, duhet pranuar se po e gjejmë Shqipërinë siç e gjeti Papandreu kur mori pushtetin. Mos u mprihni kot për katastrofën e vendit që të ktheheni në pushtet, sepse kjo aleancë do të bëjë për këtë vend atë që bëra për Tiranën dhe do të ecim shumë shpejt për rilindjen e premtuar në program”, tha Rama.

diskutimi 44

“Jeni ju përfaqësuesit të PD pre e paaftësisë tuaj për të bashkëjetuar me kundërshtarët si njerëz. E miratoj Dashamir Shehun në shumicën e gjërave që tha. Kjo do të duhej të ishte normë në parlamentin shqiptar të shekullit 21 dhe dalja nga norma duhet të ishte mungesa e edukatës.

Reforma territoriale është domosdoshmëri për Shqipërinë prej të paktën një dekade. Por për arsyen e mosarsyes që dominoi qeverinë paraardhëse, kjo nuk u arrit. Por ndryshimet kushtetuese kërkojnë një shumicë përtej asaj që kemi ne. Opozita është e mirëpritur për t’u ulur që tani në tryezën e kësaj reforme. Doni reformë për pronat? Ejani në tryezën e reformës që do të nisë pa humbur kohë.

Ne duam që të identifikojmë së bashku një politikë të re gjithëpërfshirëse për pronën. Nuk kemi paragjykime, shumica e re nuk është qeveria e socializmit të vjetër, por është e lindur për t’u dhënë zgjidhje probleme që shqiptarëve ua sollën në majë të hundës. Ne duam t’i japim fund kalvari 20-vjeçar të pronës. Një ish-ministre tha këtu se opozita e sotme na paska bërë gati shampanjën vetëm për ta hapur kur Shqipëria të marrë statusin që e paska dhuratë nga ju. Qeveria e djeshme e quante NATO-n arritje e vet dhe bënte propagandë, edhe pse ishte bashkëpunimi me opozitën që bëri të mundur marrjen e statusit.Ne nuk do të bëjmë koncerte me punonjës të administratës të sjellë me autobusë që paguhen nga buxheti i shtetit.

Vetëm duke mos shpenzuar për mitingje e koncerte për integrimin, mund të paguheshin kaq ministra sa ka shteti sot. Nuk do të festojmë si  paria e vitit 1936, por do të bëjmë bilancin e të vlerësojmë gjithçka është bërë për integrimin. Një figurë përfaqësuese e opozitës më tha: qeveria e re duhet të kërkojë ndjesë të thellë. Nuk e kuptova kujt duhet t’i kërkojë. Por nëse flasim për ndjesë, jeni ju që duhet t’u kërkoni shqiptarëve, ndërsa ne jemi zgjedhur për t’u dhënë atyre drejtësi”, tha Rama më tej.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: