Rama vepron si Çaushesku, kur deklaron që do bëjë zgjedhje pa Opozitën.

Kryesore Opinion

Jakup B. GJOÇA / Kryeministri Edi Rama, në monologun e zakonshëm javor të djeshëm, u deklaroi shqiptarëve, se ai, si kryeministër do të bëjë zgjedhjet parlamentare, edhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Çudi! Apo, Çmenduri!

Asnjë mendje, sado me prapambetje mendore, e ka të vështirë ta kuptojë, e ca më pak, ta besojë, që ky pohim erdhi nga goja e një kryeministri, i cili pretendon se është “demokrat”, “rilindas”, progresiv, europdashës, deklarata, që edhe në Demokracinë e Gjerneratës së Rilindjes Socialiste mund të bëhen zgjedhje parlamentare pa Opozitën!!!

Edhe Erdogani, si President, me ambicien për t’u bërë Sulltan, kërkon të bëjë ndryshime Kushtetuese me Referendum. Domethënë, me pjesëmarrjen e të gjithë forcave politike!

Çfarë është Opozita, për kryeministrin Edi Rama? Përfaqësuese e Elektoratit? Apo, thjesht është, si një (copë) grua, që e trajtojmë vetëm si subjekt (seksi) politik?

Po Demokracia, çfarë është për Kryeministrin Edi Rama, derisa deklaron se mund të zhvillojë zgjedhje parlamentare (demokratike), pa Opozitën? Një Shtëpi Publike, ku ai, si klient, ka të drejtën të përzgjedhë partneren për krevat (zgjedhje parlamentare), meqë e paguan për shërbimin që kërkon të marrë prej saj?

Edi Rama, në 2017, kur Qeveria Rilindase, të cilën Rama kryeson, pretendon se bën reforma integruese për t’u anëtarësuar në Familjen Europiane, Njëkohësisht, meqë është kryeministër, Edi Rama kujtoka, se Shqipëria është Shtëpia e tij, edhe ai, si Pronar i Shqipërisë, është kaq i plotëfuqishëm, sa të ketë në dorën e tij, edhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare pa pjesëmarrjen e Opozitës, thua se Opozita për Edi Ramën është një bashkëjetuese, një bashkëshortore e kryeministrit Rama, dhe, për kapriço bashkëshortore, ai, si bashkëshortor, si bashkëjetues, mund ta ndjekë nga shtëpia (Opozitën), kur të dojë ai.

Kryeministri Rama ka 1 muaj që shpërfill, injoron protestën e Opozitës! Dhe, dje, “guxoi” që t’u thotë shqiptarëve, që ai, si kryeministër, do të zhvillojë zgjedhje parlamentare pa opozitën!

Vetëm Çaushesku, si President i Rumanisë, në 1989, shpërfillte Opozitën dhe kërkonte që të sundonte akoma në vetminë e gjithëPushtetit të tij Rumaninë.

Edhe Musolini, edhe Hitleri, pavarësisht se vetëquheshin “socialdemokratë”, sa erdhën në Pushtet, përjashtuan nga parlamentarizmi partitë opozitare, dhe vendosën, paskëtaj, parlamentarizmin monist të Fashizmit dhe Nazizmit!!!

Edi Rama si kryeministër, pas 28 vjetëve, duke kujtuar se është po kaq i plotfuqishëm në pushtet, sa ishte edhe Çaushesku President, kujton se Shqipëria është ende si Rumania në 1989 dhe Opozita e sotme në Shqipëri është si ajo Opozita Rumune në 1989, një turmë njerëzit të pakënaqur nga Pushteti i Çausheskut, që ai, Edi Rama kryeministër, e ka në dorë që duke i injoruar, duke i shpërfillë, madje, ka edhe Fuqi, që t’i përjashtojë nga zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017, nëse Opozita nuk e hedh vallen elektorale, sipas orkestrës politike të kryeministrit Edi Rama!!!

Enver Hoxha, në 1946, riorganizoi për herë të parë zgjedhjet parlamentare, duke përjashtuar Opozitën e asaj kohe! Zgjedhjet parlamentare të 1946-s pa Opozitën ishte akti i parë Kushtetues i vendosjes së Pushtetit Monist Komunist!

Thua, që Kryeministri Edi Rama në 18 qershorin e 2017-s do të përsëritë 1946-n e Enver Hoxhës, duke përjashtuar për here të parë në Demokraci nga zgjedhjet parlamentare opozitën? Nëse, kryeministri Edi Rama, ia arrin të zhvillojë zgjedhje parlamentare në 18 qershor 2017 pa Opozitën, do të rivendosë Pushtetin Monist Ramaist?

A ka Demokraci, pa Opozitën në Zgjedhje Parlamentare?

Kryeministri Edi Rama, kujton se mund të zhvillojë EDHE zgjedhje parlamentare pa Opozitën, siç bëri njëanshmërisht, pa konsensus me Opozitën edhe Reformën në Drejtësi, siç “gatoi” edhe Vettingun.

Pa Opozitën në Zgjedhjet Parlamentare, shqiptarët kë do votojnë?

Në zgjedhje Parlamentare, shqiptarët (edhe sikur të përjashtohet Opozita nga procesi zgjedhor) për kë votojnë? Vetëm për Pusht-Etin e Edi Ramës?

Çfarë do të jetë vetë Demokracia në Shqipëri, nëse në zgjedhjet parlamentare, që kryeministri Edi Rama deklaron se (mund) t’i zhvillojë pa Opozitën, ka kandidatë për në Parlament vetëm kandidatët e përzgjedhur nga Edi Rama?

Ja imagjinoni, rezultatin zgjedhor, nga një proces zgjedhor, ku mungojnë gjysma e elektoratit, ngaqë Kryeministri Rama u mohon të drejtën e Votimit! 100 % votohen kandidatët e asaj partie, që vetorganizon edhe zgjedhjet parlamentare? Njëson, si zgjedhjet parlamentare të Diktaturës Komuniste, ku kandidatë ishin vetëm të një partie!

Ja, imagjinojeni, një Parlament të tillë, të përfaqësuar vetëm me deputetët të votuar nga elektorat i përgjysmuar, i përçarë, në zgjedhjet parlamentare, pa pjesëmarrjen e Opozitës!

Sa mund të quhet ky parlament, përfaqësues i të zgjedhurve të Popullit, kur kanë votuar vetëm gjysma e popullit, ngaqë gjysmës tjetër të popullsisë iu mohua e drejta e votimit?

Ja, imagjinoni, edhe ligjet, që mund të hartojë dhe votojë një Parlament, me deputetë vetëm të Edi Ramës?

Cili Partner Ndërkombëtar i Shqipërisë mund të njohë dhe të pranojë të bashkëpunojë, paskëtaj, me një qeveri Ramaiste, që përfaqësohet vetëm me deputetë të një parlamenti MONIST, ngaqë kryeministri Rama i mohoi Opozitës të drejtën të marrë pjesë në gjedhje parlamentare?

Kujt do t’i shërbejnë ato ligje, që do të hartohen dhe do të votohen vetëm nga deputetët e një parlamenti monist Ramaist?

Demokracisë së Shqipërisë? A ka Demokraci në 2017 me parlament Monist?

Integrimit të Shqipërisë? A ka integrim Europian të Shqipërisë, duke përjashtuar politikisht Opozitën?

A DO TË VOTOJNË në 18 Qershor 2017 SHQIPTARËT NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE PA OPOZITËN?

Historia e popujve na mëson.

Një udhëheqës edhe mund të kapërcejë deri në çmenduri logjikën e të sunduarit të Pushtetit Absolut!

Po, populli, a do ta ndjekë verbasi udhëheqësin në çmendurinë e tij të sundimit të Pushtetit Absolut?